🌧️
Tiranë 6°C · Shi i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.31 ▼1.24%
ARI 4,414 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $69,036 ▼ -3.12% ETH $2,074 ▼ -4.25% XRP $1.3681 ▼ -3.08% SOL $86.8800 ▼ -5.44%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.31 ▼1.24 % ARI 4,414 ▲0.86 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.31 ▼1.24 % ARI 4,414 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Protestat anti-Putin, lideri i opozitës ruse dënohet me burg

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, u dënua me 30 ditë burgim pasi akuzohet për shkelje të vazhdueshme të ligjit mbi organizimin e tubimeve.

Ai u arrestua të hënën në shtëpinë e tij në Moskë, përpara se të niste një protestë anti-korrupsion.

Pavarësisht arrestimit të Navalny-t, mijëra mbështetës në gjithë Rusinë i janë përgjigjur thirrjes së tij për të protestuar kundër korrupsionit në qeverinë ruse.

Protestat kanë përfunduar me mbi 1 100 njerëz të ndaluar, kryesisht në Moskë dhe Shën Petersburg.

Navalny, i cili ka ndërmend të garojë për presidencën ruse vitin e ardhshëm, do të mbante një fjalim në mitingun, që sipas autoriteteve, ishte i paautorizuar.

Qindra persona u ndaluan gjithashtu në tubime të organizuara në mbarë vendin. OVD-Info, një OJQ e pavarur, deklaroi se 825 vetë ishin ndaluar nga policia vetëm në Moskë dhe qindra të tjerë në Shën Pietërburg.

Ministria e Brendshme ruse sqaroi se 5 mijë vetë morën pjesë në tubimin në Moskë dhe 3.500 në qytetin në veri-perëndim të Rusisë, ku 500 vetë u ndaluan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.