☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.29 ▼14.75%
ARI 4,748 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,393 ▲ +2.91% ETH $2,211 ▲ +4.45% XRP $1.3500 ▲ +2.26% SOL $83.2600 ▲ +1.41%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.29 ▼14.75 % ARI 4,748 ▲1.35 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.29 ▼14.75 % ARI 4,748 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Protestë te Liqeni për këndin e lojrave, konfrontime me policinë

Shoqëria civile ka protestuar të dielën tek Parku i Liqenit për ndërtimin aty të këndit të lojrave nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe gjatë protestës ka pasur edhe konfrontime me Policinë Bashkiake.

Protestuesit kanë hequr sërish rrethimin te Parku i Liqenit dhe njëri prej tyre është arrestuar.

Një ditë më parë, këshilltarë të Partisë Demokratike denoncuan sërish atë që ata e quajnë si “akt të paligjshëm e korruptiv” punimet për ndërtimin e një hapësire multifunksionale tek Parku i Liqenit artificial të Tiranës.

Sipas tyre, në këtë zonë vazhdojnë punimet për lokalin e mikut të Veliajt, pavarëisht se në Prokurori ka një kallëzim penal dhe protestës së banorëve të Tiranës.

“Mendojnë se janë mbi ligjin dhe se mund të kapërcejnë të gjitha nivelet por kjo nuk do të kalojë. Ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore siç kemi vepruar deri më sot. Do të vijojmë betejën tonë në Këshillin Bashkiak të Tiranës në mënyrë që transparenca të bëhet e plotë dhe të gjithë shkelësit e ligjit pavarësisht se sot janë të veshur me pushtet, të mos i shpëtojnë ligji”, deklaroi kreu i këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.