Protestuesi ngjitet në shkallët e Kryeministrisë me vajzën e mitur (VIDEO)
Një protestues është ngjitur në shkallët e Kryeministrisë, duke qëndruar për disa çaste aty së bashku me vajzën e tij të mitur.
Gjatë qëndrimit, ai u ka kërkuar efektivëve të policisë që të heqin kapelat, ndërsa uniformat blu kanë krijuar një kordon sigurie në zonë.
Pas disa minutash, protestuesi është larguar ndërsa protestuesit e tjerë dëgjohen t’u drejtohen policëve: Hiqni kapelet.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.