Protestuesit ndezin zjarr te Ministria e Mjedisit, gazi lotsjellës mbulon zonën pranë selisë së PS-së
Protestuesit i kanë vënë zjarrin derës së Ministrisë së Mjedisit. Zjarri duket se është shuar pas disa çastesh, ndërsa flakë janë shfaqur edhe në dritaren e së njëjtës ministri.
Një pjesë e madhe e protestuesve janë pozicionuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku efektivët e Policisë kanë hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës për t’i shpërndarë.
Ndërkohë, efektivët e Policisë janë pozicionuar mes selisë së Partisë Socialiste dhe Teatrit të Kukullave, në gatishmëri për të mbajtur situatën nën kontroll.
Një protestues i maskuar është parë duke qëlluar me llastiqe në sheshin “Skënderbej”. Ndërkohë, e gjithë zona pranë selisë së PS-së dhe Bankës së Shqipërisë është mbuluar nga gazi lotsjellës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.