PS heq shtetësinë shqiptare si kusht për Guvernatorin
Maxhoranca në Komisionin e Ekonomisë miratoi sot heqjen e kufizimit sipas të cilit Guvernatori i Bankës së Shqipërisë duhet të ketë shtetësi shqiptare.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe tha se projektligji nuk ka lidhje me ardhjen e një Guvernatori të huaj.
“Projektligji i paraqitur është i konsultuar me faktorë të brendshëm dhe faktorë ndërkombëtarë. Ky akt nuk ka lidhje me ndonjë guvernatorë të huaj, por për aplikantë, të cilët për arsye emigraciioni në vende të tjera kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare”, tha Braçe.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.