Politika

PS Rulit: Vodhe, ik ne prokurori

Opozita, përmes deputetit Sajmir Tahiri ka sulmuar në Kuvend ministrin e Bujqësisë, Genc Ruli, për skandalin me koncesionin e kromit në Bulqizë, duke theksuar shkeljen e rëndë të ligjit prej tij me anashkalimin e Kuvendit dhe ndryshimin me vetëm firmën e zotit Ruli të kushteve të kontratës koncesionare me kompaninë “ACR”. 

“Zoti Ruli, një kompani koncesionare që shfrytëzon pasuritë e shqiptarëve, ka kërkuar ndryshimin e kontratës. Ju ndryshoni marrëveshjen me firmën tuaj. Unë do të doja të besoja se e keni bërë këtë nga devotshmëria, por ju këtë s’e besoni as vetë. Por ju e keni bërë këtë për të favorizuar korrupsionin e oborrit që merr lekë nën tavolinë”, ka deklaruar Tahiri. 

Por zoti Ruli, pas heshtjes së gjatë për skandalin, ka dalë të mbrohet pa dhënë argument, por vetëm duke sharë të gjithë që e kanë përmendur skandalin. 

“Jo cdo ide që keni juve është e vërtetë. Ne kompaninë e kemi marrë dhe i kemi thënë: bëni investime sepse miniera ka qenë e rrënuar. Ju e keni lënë ashtu. Kur u hoq drejtori dhe kur kompania u tërhoq, në vend të saj erdhi një kompani austriake, që iu imponuan gjobat dhe investimet do t’i kryente jo vetëm aq sa ishte koncesioni, por më shumë”, është shprehur Ruli. 

Por deputeti Tahiri ka replikuar duke theksuar se këto deklarata nuk mund ta shpëtojnë zotin Ruli nga përgjegjësia lirgjore në prokurori, për atë që është një abuzim prej disa miliona eurosh me një firmë të vetme. 

“Mbi c’bazë ju shkelni mbi Parlamentin, duke amenduar një ligj të tij me firmën tuaj? Unë pres që ju të shkoni ta thoni këtë në prokurori”, i është drejtuar Tahiri Rulit. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button