🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 19 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.57 ▼0.93%
ARI 4,651 ▼5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,348 ▼ -0.72% ETH $2,145 ▼ -1.37% XRP $1.4466 ▼ -0.37% SOL $88.8800 ▼ -0.67%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.57 ▼0.93 % ARI 4,651 ▼5 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.57 ▼0.93 % ARI 4,651 ▼5 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

PS, Xhaçka: PD, pa kauza, kërkon pushtetin se i frikësohet reformave

Nga selia e Partisë Socialiste, deputetja e forcës kryesore politike në pushtet u ka bërë jehonë atyre që ajo i quajti të vërteta të pathëna dhe të hidhura në lidhje me protestat e fundit të Partisë Demokratike. Sipas saj, pavarësisht se BE vlerëson vazhdimisht përparimin e Shqipërisë, PD-ja po mundohet të zhbëjë këtë përparim dhe të marrë me hir a me pahir pushtetin, pasi i frikësohet reformave të rëndësishme.

“Ndërkohë që Bashkimi Europian ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë, PD e gjendur pa kauza reale vazhdon të bëjë thirrje për revolucion. Sot, shtypi ka nxjerrë disa të vërteta të hidhura. Një deputete e PD-së i bën thirrje kryeministrit të largohet nga Shqipëria brenda 24 orëve, përndryshe do të rrëzohet nga protestat. PD ka mbetur pa kauza, por duan të marrin me çdo mënyrë pushtetin, me hir apo pahir, ndërkohë që kanë edhe frikë nga reformat e rëndësishme që po ndërmerr kjo qeveri. Në një tjetër raportim, një i ri protestues vetëm 16 vjeç, i ardhur gjatë protestës së kaluar dëshmon se kishte ardhur në Tiranë i paguar me 1 mijë lekë dhe të organizuar me autobusë vetëm e vetëm për të sulmuar institucionet. Që PD po bën çmos që reforma në drejtësi, integrimi europian dhe vendosja e shtetit ligjor të mos përmbushen, duke bërë thirrje për revolucion dhe dhunë në këto ditë përpara festave të fundvitit, kjo dihet. Por ne kemi mbështetjen e shqiptarëve, të cilët në shumicë duan që këto reforma të ndërmerren në Shqipëri për të pasur një jetë më të mirë në të ardhmen”, tha Olta Xhaçka, deputete e PS-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.