Te ndryshme

Pse Barcelona është qyteti më i mirë në botë

Nga Simon Fletcher

Nuk ka asgjë objektive në lidhje me këtë artikull. Unë e dua Barcelonën, dhe çdo gjë që shkruaj mbi këtë qytet do të jetë përherë pozitive. Natyrisht, unë kam përjetuar edhe kohëra të vështira në këtë qytet, por ai gjithmonë vetëm sa më tërheq nga pas. Dhe jam shumë i sigurtë se kështu do të ndodhë gjithmonë.

Për ata që s’kanë qenë mjaftueshëm me fat për ta vizituar Barcelonën më herët, unë shpresoj që këto fjalë t’i frymëzojnë për të shkuar atje për herë të parë. Nëse keni qenë tashmë, shpresoj që kjo t’i bëjë të doni të riktheheni. Qoftë hera e parë apo e dhjeta që e vizitoni, Barcelona nuk do t’i tradhëtojë kurrë.

Barrio-t e Barcelonës

Në 15 vjet, unë kam qenë mjaftueshëm me fat për ta quajtur Barcelonën shtëpinë time, kam jetuar në më shumë se 20 apartamente të ndryshme dhe pothuajse në çdo lagje (barrio) brenda qytetit. Born, ishte dhe mbetet ende një nga vendet më të frekentuara nga turistët dhe studentët, kur ata vijnë sot në Barcelonë.

image

Sheshet e Gracia-s janë gjithashtu klasike, dhe shpesh kujtimi i preferuar i shumë njerëzve kur ata lënë qytetin. Megjithatë gjatë viteve të fundit, shumë prej lagjeve fqinje dikur jo të famshme, janë bërë shumë më interesante dhe emocionuese. Poble Sec dhe blloku pranë i rrugëve të njohura si Shën Antoni, kanë bare dhe restorante që mund t’iu argëtojnë gjatë gjithë ditës, dhe kjo është padyshim pjesa e qytetit ku unë ndihem më rehat këto ditë. Raval ka qenë shtëpia ime për vite me rradhë, dhe do të jetë përherë një vend ku unë do të rikthehem. Mund të tingëllojë disi e egër për shijet e disa njerëzve, por ajo është ende një nga pjesët më autentike të jetës reale, që gjendet në qendër të qytetit.

Arkitektura

Ju nuk mund të shkruani mbi Barcelonën, pa folur për arkitekturën. Kryevepra e saj, Sagrada Familia, mbetet një projekt në punë e sipër, por  Antoni Gaudi është ende djali i preferuar i Barcelonës. Ndikimi i Gaudit në qytet është i madh, me vizitorët por edhe banorët që ndihen njëlloj në një lloj borxhi të përhershëm me njeriun e madh, që la pas një gjurmë të tillë magjike mbi një pjesë shumë të madhe të qytetit.

site_0320_0001-750-0-20151104155812

Ndërtesat në të gjithë qytetin janë mbresëlënëse, por nuk janë vetëm këto struktura që e bëjnë Barcelona një vend kaq mikpritës. Planifikuesit e vjetër të qytetit, të cilët vendosën ta ndajnë atë në blloqe, meritojnë vëmendje të veçantë për shkak se e bënë këtë vend shumë të lehtë për t’u shëtitur, dhe me një numër të madh sheshesh të hapura që thjesht ju ftojnë të uleni për një moment dhe të relaksoheni nën diell, janë diçka me të vërtetë e veçantë.

Shtoni kësaj përzierje, të gjithë ndërtesat fantastike që janë shtëpia e disa prej muzeumeve më të mira të qytetit, si dhe katedralen dhe të gjitha kishat e bukura, dhe është tejet e pamundur që të mos largoheni nga ky vend me një ndjenjë frymëzimi.

Kultura

Barcelona është unike në atë që është ndoshta qyteti më i njohur në Spanjë, por për shumë banorë, kjo është Katalunja, jo Spanja. Ky konflikt vazhdon ende dhe është i hapur, por historia që qëndron pas kësaj ndjenje, ose e kundërta te saj, përbën një pjesë shumë të madhe të asaj që e bën aq interesante jetën aktuale në Barcelonë.

Ne jemi në Katalunja, por jemi padyshim edhe në Spanjë, dhe në shumë aspekte, kjo kontradiktë është ajo që duket se ushqen shumë pasion artistik brenda qytetit.

Nga Muzeu Pikaso me fantastikun Muzeun Kombëtar të Katalunjës (MNAC) deri në anën e Montjuic, Barcelona ka diçka për të ofruar nga shijet e të gjitha kulturave.

Screenshot_1

Kjo kulturë e gjallë nuk ndalet vetëm tek arti. Ushqimi, sporti, filmi, muzika, letërsia, dhe çdo gjë tjetër që gjendet në trashëgiminë kulturore të një qyteti të madh, mund të ndodhet në enën e mahnitshme të shkrirjes që është Barcelona.

Diversiteti

Ky tipar domethënës është ndoshta për shkak se qyteti është aq i ngatërruar sa i përket historisë dhe vendit të tij në kuadër të Spanjës, sa që shumë njerëz nga jashtë ndjehen këtu si në shtëpi. Katalanasit dhe spanjollët mund të përplasen se kujt i takon vërtet ky qytet, por ne të huajt, thjesht mund të kënaqemi nga të qënit këtu.

debded2708a7f07e48d6ede39f2b14a9

Nga të gjitha qytetet që kam vizituar në Spanjë, Barcelona është më e ndryshmja si në aspektin e vizitorëve ashtu edhe banorëve. Ky është një qytet katalan. është një qytet spanjoll, por është gjithashtu edhe një qytet filipinas, pakistanez, arab, dhe shtëpia e përhershme apo e përkohshme e njerëzve nga e gjithë bota.

files46f330f839ac668b8ce23340882064a4

Këtu ju mund të vini për festat më të mira të organizuara ndonjëherë, por po këtu mund të gjeni vetveten, dhe të ndërtoni një jetë krejtësisht të re. Si një i ri nga Mançesteri, që nuk ka jetuar kurrë më herët larg shtëpisë, Barcelona vodhi zemrën time. Unë jam i sigurt se ajo ka bërë të njëjtën gjë për të paktën një person tjetër sot, dhe se do bëjë sërish këtë nesër. Dhe pasnesër. Mos u bazoni vetëm tek fjala ime, por shkoni vetë dhe gjejeni veten tuaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button