Pse drejtësi vetëm për Ballukun, zoti kryeministër?!

Në Shqipëri 58 për qind e të gjithë të burgosurve janë nën hetim kur në BE, mesatarja e personave të arrestuar nën hetim është 22 për qind. Në vitin 2025 kishim 2774 të arrestuar nën hetim. Për këtë vit nuk kemi të dhëna. Duke u nisur nga krahasimi i BE-së që vetëm 22 për qind e të arrestuarve janë nën hetim, i bie që mbi 1000 shqiptarë në vitin 2025 janë prangosur kur ata mund dhe duhej të gjykoheshin në gjendje të lirë. Do të ishte Gjykata ajo që kishte për të vendosur fajësinë ose pa fa-jsinë e tyre. Pra, mbi 1000 shqiptarëve prokurorët u kanë nëpërkëmbur keqas të drejtat e tyre.
Nuk ka gjasa që për vitin 2026 qëndrimi i prokurorëve të ketë ndryshuar, pra, të mos nisen drejt e te arresti, që është masa e fundit, kur ato qenie njerëzore duhej të gëzonin lirinë e tyre dhe të përgjigjeshin për çfarë akuzohen vetëm para trupit gjykues. Jo vetëm kaq në Shqipëri kohëzgjatja e paraburgimit është 263 ditë, që i bie 63 për qind, që është shumë më e madhe se mesatarja e BE-së, që e ka 155 ditë. Një shtetasi mund t’i qëllojë të qëndrojë 9 muaj i paraburgosur para se të gjykohet?!
Në shumë raste dënimi nga gjykata ka qenë më i shkurtër se koha që i pandehuri ka qenë në paraburgim.Ka edhe më keq. Në disa raste Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka hedhur poshtë vendimet e Drejtësisë sonë të ” reformuar”, duke u dhënë të drejtë shtetasve tanë të dënuar padrejtësisht. Që nga ai çast, i nderuar Kryeministër, ju takonte të ndaleshit seriozisht me katrahurën që bëjnë prokurorët apo dhe gjyqtarët, të cilët, për të mbuluar pa aftësinë e tyre ose për t’u treguar ” vigjilentë” kundër të korruptuarve, i përplasin drejt e në paraburgim ose edhe i dënojnë kot.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.