🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 82.30 ▲0.21%
ARI 4,449 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $63,993 ▼ -1.84% ETH $1,874 ▼ -2.68% XRP $1.0175 ▼ -2.5% SOL $76.3300 ▼ -1.45%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.30 ▲0.21 % ARI 4,449 ▲0.65 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.30 ▲0.21 % ARI 4,449 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Opinion

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

Nga Artur Ajazi

Nga Janari 2026 deri sot, në Shqipëri janë vrarë me armë zjarri apo armë të tjera, 11 persona. Autorët janë 18 deri 20 vjeçarë. Nuk ua bën “syri tërr”, kur bëjnë vrzsjan, pasi e kanë provuar edhe para 6 muajsh apo para 1 viti, duke kryer plagosje, grabitje me pasojë plagosje, pengmarrje, etj. Janë arrestuar në flagrance nga policia, dhe pas 10 ditësh janë liruar për “sjellje të mire, dhe mungesë provash nga gjykatat”.

U bë reforma në drejtësi ? Po, patjeter u bë. Ku ishe, asgjëkundi, çfarë bërë, hiç asgjë. Kështu ka ndodhur edhe me prokuroritë dhe gjykatat tona. Kanë ikur ca, por kanë mbetur ca, që janë mysybet. Të korruptuar, të molepsur, të frikësuar, të korruptuar. Dhe pastaj thonë se “pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët”. Ata nuk kanë marrë “zemër”. Ata po vegjetojnë mrekullisht në xhunglën “drejtësi”.

Mentaliteti i tyre është “hajde të bëjmë ca krime, të fitojmë ca para, ca famë, dhe të bëjmë edhe ca ditë burg, se nuk bëhet qameti”. Do kisha qejf të bënin dhe të provonin burgun e Enverit. Ai ua dinted he ua bënte mirë “qejfin atyre në qeli”. Por të ofendosh policin, ti bësh presion prokurorit dhe gjyqtarit në sallën e gjyqit natyrisht që merr zemër. Natyrisht kur një prokuror apo gjyqtar thotë “i pandehur mbylle gojën”, dhe mjaftohet me kaq, atëhere pse mos marrin zemër 20 vjeçarët, dhe të vrasin 1 apo 2, apo dhe 3 persona mes qytetit ? as në Meksikë nuk ndodhin këto vrasje.

Sepse edhe atje e kanë frikë policinë, apo dhe prokurorinë. Këtu u ka dale frika fare djelmoshave 20 vjeçarë. Kush është fajtori ? fillimisht familja, pastaj shkolla, pastaj shoqeria, pastaj shteti, pastaj ligji, etj. etj. Pra tek ne, ka një dyzinë me halle dhe probleme që duhen zgjidhur, pasi situata mund të rëndohet. Vrasje në disko, vrasje në rrugë, në rrugica, në shkolla, në parqe, vrasje në hyrje pallatesh. Ai në Korçë tha se “doja të isha unë i forti lagjesh, dhe se ay më ngacmoi të dashurën”. Pra, mungesa e shkollimit, formimit, edukimit, dhe gjithçka tjeter që është njerëzore, solli dhe do të sjellë, krimin e rradhës.

Si parandalohet ? Me shumë lehtësi. Shterngo Kodin Penal, rrit me ligj rëndësinë e uniformes policit, mos ndalo kunderveprimin e policit kur goditet nga krimineli, dhe kaq. Pra të marrë “rybe” shteti dhe të poshtërohet krimineli. Keshtu kanë vepruar shtetet që kanë patur situata të tilla, (vendet nordike) dhe sot kanë, pothuajse ZERO raste krimesh. Ndaj, hajde të gjithë bashkë, ti bëjmë ballë krimit dhe krimineleve, sepse ata janë pakicë, ata janë medioker, dhe mposhten kollaj fare. Ndryshe ky vend, do të përjetojë drama edhe më të frimkshme nga krimi në qytetet dhe fshatrat tona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.