☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.51 ▼0.79%
ARI 4,129 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $64,034 ▲ +1.06% ETH $1,794 ▲ +2.48% XRP $1.1043 ▲ +0.6% SOL $78.0100 ▼ -0.26%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▼0.79 % ARI 4,129 ▼0.29 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▼0.79 % ARI 4,129 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
11 Jul 2026
Breaking
Opinion

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

Nga ANDI BUSHATI

Policia e pushtetit ka hapur një debat të denjë për regjimet autokratike: shpalljen e përndjekjes për ata qytetarë të revoltuar, që po shprehin në rrjetet sociale zemërimin e tyre me sistemin oligarkik që ka ngritur Edi Rama. Shefi i kësaj trupe politike, Skënder Hita, pohoi me gojën e tij se do të procedojë penalisht këdo që bën komente negative në faqet e bizneseve apo jep vlerësime të këqia (për shembull me një yll) për performancën e tyre, me justifikimin se ata po shpifin dhe po manipulojnë tregun dhe çmimet.

Natyrisht, nuk do shumë mend që të kuptohet se sjellja prej xhandari të pushtetit e shefit të policisë është vendosur në hierarkinë që qëndron shumë lart mbi të. Nuk janë as zbatimi i ligjit dhe as ankesat e bizneseve ato që kanë ngjallur shqetësim. Problemi ka alarmuar Edi Ramën dhe rilindjen dhe për të vërtetuar këtë majfton të shihet se si përpos policisë, menjëherë dhe paralelisht me të u vu në punë edhe aparati mediatiko propogandistik.

Armiku i radhës nuk qe algoritmi, fanatiku anti-semit, agjenti grek apo islamik, që po kërkonte shkatërrimin e mrekullisë turistike të Shqipërisë. Target këtë herë u bënë ata qytetarë që kanë vendosur të apelojnë për bojkotimin e bizneseve të oligarkëve pranë pushtetit, dhe të jenë aktivë në rrjetet sociale për të “nxirë” me komente në Google Review bizneset e tyre. Të ndërgjegjësuar edhe prej 40 ditësh protestë, se jetojnë në një vend të padrejtë, ku pasuria kombëtare ndahet në mënyrë të pabarabartë, ku të kamurit akumulojnë gjithnjë e më tepër pasuri, ndërsa të varfërit gjithnjë e më shumë mjerim, një mori aktivistësh është organizuar kundër atyre që i etiketojnë si biznese pranë pushtetit.

Në fakt, ky fenomen që çuditi, si policët me uniformë, si ata mediatikë të regjimit, nuk është ndonjë risi shqiptare. Ai ka ndodhur në shumë vende autokratike për të denoncuar dhe bojkotuar ata biznesmenë që përfitojnë nga afërsia me shefin politik të vendit. Të tilla kanë ngjarë në Rusi kundër biznesmenëve të Putinit, një fushatë e përafërt me logon “Nuk blejmë”, është zhvilluar edhe ndaj grupeve të lidhura me Erdoganin në Turqi, ndërsa milionerë si Lorinc Meszaros, që përfitonte nga Viktor Orban ka rënë shpesh pre e valëve të tilla. Ato janë tipike për qytetarë, të cilët pasi e kuptojnë se jetojnë në kushte të kufizuara lirish politike, ndërgjegjësohen edhe për faktin se kjo gjendje lehtëson vjedhjen e tyre ekonomike. Pra, në sisteme jo demokratike hapsira e abuzimit me pasurinë e përbashkët shumfishohet.

Po atëhere ç‘të re ka këtu, që e detyroi kryepolicin e regjimit dhe mediat e tij, pra gjithë aparatin e pushtetit, të vinin kujën?

Arsyeja nuk është as ligjore e aq më pak parimore. Ajo është thjesht utilitare.

Për 13 vite me radhë krijimi i lidhjeve okulte me një grusht biznesmenësh ka qenë një nga tre shtyllat (së bashku me krimin eorganizuar dhe televizionet e dezinformimit kombëtar) që kanë mbajtur në këmbë regjimin e Ramës. Ai i jepte atyre, tendera pa garë, pasuri publike duke ndryshuar ligjet, leje ndërtimesh, tituj investotor strategjikë, etj. Në këmbim, këta biznesmenë të preferuar, hidhnin para për zgjedhjet, plotësonin tekat megalomane të liderit (rasti i fundit blerja masive e biletave të pashitura të koncertit të Kanye west), paguanin star-arkitektët e kullave që kishte përcaktuar ai dhe për kusur blenin edhe ndoinjë verë 33 mijë euroshe. Në këtë marëdhënie ishin të gjithë të fituar. Rama përpos pushtetit ushqente narcizizmin e tij, biznesmenët përpos pasurisë garantonin edhe prekshmërinë nga regjimi të cilit i shërbenin.

Por, “Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës. Ata u sulmuan me thirrje për bojkot dhe me komente negative në faqet e kompanive të tyre. Kategorizimet me një yll e shuan yllin e paprekshmërisë që u garantonte ky sistem. Ato mund ta dëmtojnë suksesin dhe fitimet. Pra, këtej e tutje njehsimi me Edi Ramën nuk është më garanci për më shumë para, por mund të shndërrohet edhe në humbje financiare.

Pikërisht se ka kuptuar këtë Rama ka urdhëruar policët me uniformë dhe ata mediatikë të bëjnë ç‘është e mundur për ta ulur këtë dallgë. Ai e kupton i pari se nëse biznesi e sheh si barrë, është i paskrupullt për ta lëshuar menjëherë. Ai ka nuhatjen e nevojshme për të parashikuar se nëse ai kthehet një një hall për oligarkinë, një nga tre shtyllat ku mbahet regjimi i tij rrezikon të shembet. Prandaj ai po kërcënon me nene të kodit penal ata që shkruajnë komente në google rewiev.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.