☁️
Tiranë 17°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.07 ▼7.08%
ARI 4,865 ▲2.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,231 ▲ +1.34% ETH $2,321 ▲ +2.83% XRP $1.3599 ▲ +0.79% SOL $83.8400 ▼ -0.25%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.07 ▼7.08 % ARI 4,865 ▲2.04 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.07 ▼7.08 % ARI 4,865 ▲2.04 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Publikohen 2.848 vende të lira pune, si të aplikoni

Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka publikuar në faqen zyrtare online 2.848 vende të lira pune të shpërndara në 65 qytete, ku përmes aplikimit online kandidatët mund të aplikojnë për vendin e punës që dëshirojnë. Për këto vende të lira pune mund të aplikojë çdokush që plotëson kriteret e kërkuara nga punëdhënësi përkatës.

Për të kryer këtë procedurë duhet të jeni të regjistruar në sistem, pasi në rastin kur ende nuk keni krijuar llogarinë personale, keni të drejtë të vizitoni të gjitha ofertat e punës, por nuk ju jepet mundësia e aplikimit për një vend pune.

Këtë të drejtë e merrni pasi keni krijuar profilin e punëkërkuesit, i cili përmban të dhëna bazë si: Emri, mbiemri, ditëlindja, numri i kartës së identitetit, gjinia apo adresa e email-it. Pas regjistrimit të këtyre të dhënave, sistemi dërgon automatikisht fjalëkalimin në adresën e postës elektronike, i cili të mundëson aksesueshmërinë në faqe si dhe aplikimin për vendet e lira të punës, raporton GSH.

Sa u takon vendeve të publikuara, ka një larmishmëri profesionesh dhe zanatesh, duke filluar nga roje, pastrues peshku, rrobaqepës, operator kompjuterash, sekretare, kuzhinier, picajol, saldator, agjent shitjeje pasurie të patundshme, punëtor krahu, deri tek ekonomist, inxhinier pyjesh, inxhinier kimie, arkitekt, gjeolog, disenjator grafikësh, inspektor shërbimi transporti, edukatore kopshti, mësuese e profileve të ndryshme, infermier, laborant në mjekësi etj.

Në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punës, veç këtyre 2.848 vendeve të lira të punës të regjistruara online, sqarohet se janë të regjistruara në total gati 33 mijë vende të lira pune.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.