Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë
Duket se mund t’i paguash njerëzit për të bërë gjithçka në ditët e sotme. Ju mund të paguani njerëz që t’ju shëtisin qenin, t’ju bëjnë mobilie, t’ju arredojnë shtëpinë, por a e dini se mund të paguani edhe për dikë që t’ju përqafojë kur jeni të vetmuar?
“Mjelës” i gjarpërinjve
Personave që mjelin gjarpërinjtë, u duhet të bëjnë njërën ndër punët më të rrezikshme, por edhe më të çuditshme në botë. Ata nxjerrin helmin nga gjarpërinjtë më të frikshëm, helm ky që përdoret më pas për të krijuar një antihelm për përdorim spitalor dhe laboratorik, që mund të shitet për plot 1000 dollarë grami.
Shoqëruese nusesh
Nuk ua keni besën shoqeve të ngushta? Mund të punësoni shoqëruese profesioniste nusesh, të cilat ndihmojnë nusen në ditën e saj të madhe. Jen Glantz, themeluese e “Punëso një shoqëruese”, thotë se kompania ofron “shoqëruese nusesh të fshehta” dhe shërbime personale për nuset dhe festën e dasmës. Çmimi? Nga 300 deri në 2000 dollarë për çdo dasmë.
Zhvendosës ajsbergu
Zhvendosja e ajsbergëve u bë një profesion që pas mbytjes tragjike të Titanikut në vitin 1912. Patrulla Ndërkombëtare e Akullit (IIP), që u themelua një vit më vonë, operohet nga Roja Bregdetare Amerikane. Punonjësit lokalizojnë ajsbergët dhe ofrojnë rrugë të sigurta rreth tyre. Nëse është e nevojshme, ata mundësojnë edhe zhvendosje të ajsbergut nga ajo zonë.
Vajtues
Vajtuesit profesionistë marrin pjesë në funerale dhe vajtojnë një person të vdekur. Një kompani në Angli, e quajtur “Merr me qira një vajtues” është e specializuar në këtë industri dhe ofron vajtues me çmimin prej 70 dollarësh për dy orë.
Instruktor sërfi për qentë
Mund t’i gjeni në resortet turistike buzë oqeaneve. Instruktorët e qenve që bëjnë sërf janë një profesion më vete. Të specializuar në mësimin e njerëzve dhe qenve si të qëndrojnë mbi tabelën e sërfit, nëse dëshironi një cilësi që ta dallojnë qenin tuaj nga të tjerët, shfrytëzojeni.
Masazhatorë fytyre
Të pagëzuar si “shkencëtarë ndjesorë”, këta masazhatorë fytyre bëjnë më shumë se aq. Ata mund të punësohen për 25 dollarë ora për të kuptuar efektivitetin e produkteve si locionet ose pastruesit e fytyrës.
Ledhatues
Kush mund ta mendojë se ledhatimi është një profesion? Mos u habisni! Këta persona paguhen 80 dollarë në orë për të qëndruar të përqafuar me të tjerët.
Artistë të hirit
Artistët e portreteve nga hiri mund të krijojnë vepra arti me hirin e një personi që është ndarë nga jeta. Shumë persona i punësojnë këta njerëz që të bëjnë një send me të cilin mund ta kujtojnë gjithnjë personin e zemrës duke e pasur me vete, si për shembull një varëse.
Nuhatës të frymës
Këta vlerësues të frymës punojnë zakonisht për kompanitë që prodhojnë çamçakëz, mente, pasta dhëmbësh apo produkte të lëngshme për larje goje. Ata vlerësojnë efektivitetin e produkteve dhe u japin një mendim prodhuesve.
Shijues të ushqimit të qenve
Nuk ia keni besën ushqimit të qenit tuaj? Punësoni një njeri që do ta shijojë ushqimin e bërë posaçërisht për të dhe që do t’ju thotë nëse cilësia e produktit është ajo e duhura. Këta persona vlerësojnë gjithashtu vlerën ushqyese të produkteve për kafshët.
Përcaktues të seksit te pulat
Persona të veçantë paguhen në Japoni apo Britani, deri në 60,000 dollarë në vit për të vlerësuar gjininë e një pule, duke u mbështetur tek intuita.
Pritës në radhë
Tepër të padurueshëm për të pritur në radhë? Punësoni një profesionist që ka durimin që ju mungon. Për 1000 dollarë në javë, dikush do të qëndrojë në radhë për ju në ditët më të ngarkuara të blerjeve.
Shkrues mesazhesh për biskota
Tepër të pëlqyera nëpër botë, biskotat e fatit kanë nevojë të shkruhen nga një person i vërtetë. Në fakt, prodhuesit e këtij produkti punësojnë shkrimtarë që shkruajnë vargje të cilat i motivojnë njerëzit. Puna paguhet rreth 40,000 dollarë viti.
Burimi: Business Insider