Ekonomia

Punimet në autostradën Tiranë-Vorë; lirohet njëri kah, bllokohet drejtimi Vorë-Tiranë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi sot se ka rifilluar qarkullimi i automjeteve në segmentin rrugor nga Mbikalimi i Kamzës deri tek ai i Kasharit, në drejtimin Tiranë-Vorë, segment që ishte i bllokuar për shkak të punimeve që konsistuan në riparimin e defekteve të shtresës asfaltike, riveshjen me asfalt të trupit të rrugës së këtij segmenti dhe vendosjen e sinjalistikës horizontale.

bllokohet-rrugaPor, ashtu siç ishte paralajmëruar, duke filluar nga dita e sotme, deri më 30 prill, do të kryhen punime në kahun tjetër të rrugës, në drejtimin Vorë-Tiranë. Ndaj, devijimi i trafikut fillon para Mbikalimit të Kasharit për në rrugën dytësore, në kahun Vorë-Tiranë, deri tek Mbikalimi i Kamzës.

“Gjatë kësaj periudhe, rruga dytësore do të ketë vetëm një kah lëvizjeje, drejtimin Vorë-Tiranë. Me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale rrugore dhe të garantimit të rrjedhshmërisë së sigurtë për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, lutemi që të gjithë drejtuesi e mjeteve që lëvizin në këtë segment, të tregojnë kujdes dhe të drejtojnë mjetin me shpejtësi të moderuar për shmangien e çdo të papriture gjatë kalimit në këtë segment rrugor”, apelon FSHZH, sipas të cilit, kompania zbatuese e punimeve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore ka marrë të gjitha masat për lehtësimin e lëvizjes së trafikut gjatë këtyre punimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button