Ekonomia

Punuan gjatë festave, Gjiknuri: Shpërblim për 1800 punonjës të OSHEE

Rreth 1800 punonjës të OSHEE-së që kanë qenë në gatishmëri gjatë ditëve të festave, por edhe defektet e shkaktuar nga moti i keq do të marrin një shpërblim.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-së, Ardian Çela ndodheshin në Kukës, rajoni më i prekur nga temperaturat e ulëta dhe numri i defekteve.

Ministri Gjiknuri tha se do të ketë shpërblim ekstra për ata që qëndruan në gatishmëri në kushte të vështira.

Si nga pikëpamja profesionale, pra OSHEE me punonjësit e saj reagoi në mënyrën e duhur duke vepruar në një situatë të jashtëzakonshme. Kudo ku ka mote të acarta, furtuna apo situata të paparashikuara patjetër që ka probleme. Reforma energjitike, rritja e pagës e të gjithë punonjësve të operatorit. OSHEE, shpërblim ekstra për të gjithë punonjësit, të gjithë njerëzit që kanë qënë në gatishmëri. Janë 1800 punonjës që do të marrin shpërblim shtesë për shkak të vështirësive që kaluan. Sollën energji në shtëpitë e shqiptarëve në kushte të vështira”, tha ministri Gjiknuri.

Ndërsa administratori i OSHEE-së, Ardian Çela tha se reforma e nisur në shtator solli një rritje të pagës bazë të punonjësve, ndërkohë që është bërë dhe sigurimi i jetës së tyre, si dhe pajisja me uniforma.

Ajo reformë që nisëm në shtator për rritjen e pagave të bazës është një shpërblim për punën e punonjësve, kemi bërë dhe sigurimin e jetës së këtyre punonjësve dhe pajisjen me uniforma dhe kushte më të mira sipas kompanive simotra në Europë, për këta punonjës që punojnë në kushte të vështira”, tha Çela.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button