Bota

Putin njofton reduktim te ndjeshem te personelit te Ambasades Amerikane ne Moske

Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur te largoje nga toka ruse 755 diplomate amerikane duke nisur nga shtatori, njofton Javanews. Kjo mase vjen si reagim direkt ndaj masave te zbatuara ne fund te dhjetorit nga ish-presidenti Obama, i cili pasi u njoftua per nderyrjen ruse ne zgjedhjet presidenciale te SHBA, perzuri nga toka amerikane 35 diplomate ruse, shkruan Javanews.

Ndersa Putin vendosi tani qe te pergjigjet ne menyren me te ashper. Kjo ka ndodhur ne kushtet kur Kongresi amerikan ja ka lidhur duart presidentit Donald Trump, per te prekur masat e Obames ndaj Rusise. Presidenti Putin nuk parashikon nje permiresim te shpejte te marredhenieve me Uashingtonin dhe me “mikun” e tij Trump, pas qendrimeve tejet konservatore te Senatit dhe Kongresit, ku fryma anti-ruse eshte tejet e forte ne kete moment. Kjo mase largimi masiv te diplomateve amerikane nga Rusia, perben nje hap qe mund t’i acaroje skajshem raportet mes dy superfuqive. Putin i deklaroi mediave se priti shume kohe, para se te firmoste largimin ne fjale, por nga SHBA, sipas tij, nuk erdhi ndonje sinjal shtensionimi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button