Putin: Rusia po krijon një zonë sigurie prej 660 km brenda Ukrainës, nuk do të negociohet në bisedimet e paqes

Rusia po krijon një zonë sigurie brenda territorit të Ukrainës përgjatë kufirit mes dy vendeve dhe kjo zonë nuk do të jetë objekt negociatash në asnjë bisedim të ardhshëm paqeje me Kievin, deklaroi të premten presidenti rus Vladimir Putin, siç njofton Reuters.
Putin, i veshur me uniformë ushtarake dhe duke folur gjatë një vizite në një post komandimi, në komente të transmetuara në televizion tha se operacioni është përgjigje ndaj inkursionit të Ukrainës në rajonin perëndimor rus të Kurskut në vitet 2024-25.
Sipas tij, forcave ruse u ishte dhënë detyra jo vetëm ta dëbonin kundërshtarin nga territori rus, por edhe të krijonin një zonë sigurie në territorin ngjitur, dhe kjo detyrë, tha ai, po kryhet me sukses.
Qëllimi, theksoi Putin, është të garantohet siguria absolute e rajoneve kufitare të Rusisë për të ardhmen, ndaj Moska nuk planifikon që zona të bëhet temë e negociatave të mundshme të paqes me Ukrainën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sqaroi se zona e planifikuar e sigurisë shtrihet në 660 kilometra dhe se rreth 70% e saj është aktualisht nën kontrollin e Rusisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.