🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,521 ▼ -1.86% ETH $2,206 ▼ -1.57% XRP $1.3325 ▼ -1.14% SOL $82.2500 ▼ -2.11%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Opinion

Që historia e Kolit të vlejë diçka

Nga Artan Lame

Vija re dje tek një prej më të mëdhave gazeta të rrjetit, tek ishin pesë shkrime njëri ndën tjatrin për punë të rrushit të Kolit. Pesë shkrime rresht, me thënë të drejtën janë ca si shumë, ndaj s’kam ndër mend të rreshtoj edhe timin për të njëjtën punë. Por edhe pa folur s’mund të rri.

U bë e modës tashmë që, kur të tilla gjëra shkasin në publik, procesi ndjek tri shkallë: Ditën e parë, të gjithë sulen të bëjnë copë fatkeqin a fatkeqen e radhës. S’mbetet njëri pa ta dërguar në celular, e shpërndajnë në facebook e nëpër rrjete sociale, e komentojnë para e mbrapa, e bëjnë mish për top nëpër gazeta, derisa s’mbetet njëri pa i ardhur në majë të hundës.

Ditën e dytë, më të mënçurve u del pija dhe, në fillim me ndroje, e më pas më me forcë, vihen në mbrojtje të fatziut/zezës së bërë copë një ditë më parë. Shkruajnë duke i dalë në krah, duke iu ndërsyer moralit pa moral të turmës, apo duke justifikuar ndodhinë. Edhe kjo vazhdon derisa lodhen edhe këta.

Ditën e tretë, harrohen të gjitha dhe mileti pret skandalin e radhës, ku gjithçka zë e përsëritet nga fillimi.

Është përsëritur kaq e kaq herë kjo skemë, që nga rrushi i Ramës e zogu i Inisit, e deri tek ky rasti i fundit i Kolit. Këtu nuk duhen harruar edhe shumë raste të tjera, kur filmime private “rrjedhin” nga zyrat e Prokurorisë, kur foto absurde përfundojnë nëpër faqet e gazetave, e plot e plot të tjera.

Ajo çka besoj se ka ardhur koha të ngjasë, është që të mënçurit, përveçse të shkruajnë për t’i dalë në krah viktimës, duhet të kërkojnë edhe që shteti të vërë rregulla në këtë xhungël. Jetojmë në kohën e dixhitales, ku në çdo moment në një mënyrë a në një tjetër jemi nën syrin e një kamere. Bota, megjithëse me vështirësi, ka vënë rregulla për këto gjëra dhe asaj ane është punë me zarar të publikosh gjërat private të tjetrit pa frikën që të përfundosh edhe ti i dënuar.

Që rrushi i Kolit, Kolit vetë i vlen shumë është normale; që ai u vlen edhe gjitha syperënduarave që ua ka qejfi me të, edhe kjo është normale; por meqë kjo punë u bë “public domain”, që të na vlejë edhe ne të tjerëve sadopak, do ngritur zëri për të bërë ligje se si i bëhet të ndalohet publikimi i të tilla gjërave kaq ngushtësisht private.

Nuk mjafton më të mbrojmë Kolin e t’i dalim krah, nuk mjafton t’i bëjmë nga një sms a telefonatë të tipit “mos u bëj merak plako”. Duhet që për të mirën e shoqërisë, të familjes si bazë e saj dhe, edhe për të mirën tonë personale (se s’i dihet si e sjell puna për secilin prej nesh), të fillojmë të kërkojmë rregulla, ligje e dekrete për t’i vënë fre hundës së njërit në punët e tjetrit. Nuk është asfare e lehtë kjo punë, por të mënçmit për punët e vështira janë, se të lehtat bëhen vetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.