Qendrës kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës u lejohet që t’i vizitojnë qendrat korrektuese
Ministrja në largim e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës Feride Rushiti, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi.
Palët nënshkruese u pajtuan për bashkëpunim në periudhë kohore njëvjeçare, me qëllim lejimin e qasjes nëpër institucionet korrektuese në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm dhe rregullave në fuqi, duke përfshirë edhe ofrimin e këshillave dhe ndihmës juridike për personat e privuar nga liria.
Me këtë marrëveshje bashkëpunimi, palët pajtohen që anëtarëve të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, t`u lejohet që të vizitojnë të gjitha institucionet korrektuese të Kosovës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.