🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,271 ▼ -0.1% ETH $2,525 ▲ +0.43% XRP $1.3679 ▲ +0.56% SOL $101.8900 ▼ -0.28%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
13 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria do t’i paguajë koncesionarit të Rrugës së Kombit 64.9 mln euro nga buxheti

Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi dje se qeveria shqiptare do të subvencionojë me 64.9 milionë euro konsorciumin “Catalyst” që tashmë është shpallur fitues për të administruar me koncesion Rrugën e Kombit.

Përveç taksës që do të marrë nga automjetet, koncesionarit do t’i paguhet kjo vlerë në 13 vitet e para të kontratës si pagesë direkte nga buxhetit i shtetit, si një kompensim për trafikun e munguar në autostradë.

Kjo pjesë e rëndësishme e kontratës që kaloi në mungesë të plotë të transparencës nga autoriteti kontraktor dhe qeveria shqiptare i ngarkon qytetarët me një taksë të dyfishtë. Së pari, taksa do të paguhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga përdoruesit e rrugës dhe së dyti do të paguhet nga të gjithë taksapaguesit shqiptarë, pasi 4-5 milionë euro nga taksat e tyre do t’i paguhen koncesionarit në një vit fiskal, i cili në të vërtetë nuk ka asnjë angazhim për të plotësuar investimet e paplotësuara në aks, por vetëm do të realizojë mirëmbajtje rutinë.

Ekspertët e sektorit, më herët kanë dhënë alarmin për këtë fakt për shkak se Rruga e Kombit po paguhet shtrenjtë nga qytetarët dhe se ndërtimi i saj ka ndikuar rritjen e borxhit publik të vendit me të paktën 2% të PBB-së.

Kur Ministria e Transporteve shpalli fituesin e koncesionit, koncorciumin e përfaqësuar nga kompania turke Vendeka, nuk e sqaroi se, tarifa e subvencionit nga buxheti do të ishte vjetore dhe për një periudhë 13-vjeçare. “Oferta e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” ka paraqitur ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 5,600,000 euro.

Oferta e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Catalyst Viva Das General Constructing LLC” ka paraqitur ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 4,995,000 euro”, thuhej në njoftimin e ministrisë, pa specifikuar vitet që do paguhej ky subvencion. (Transportet shpallin turqit të preferuar për koncesionin e Rrugës së Kombit).

Komisioni i Prokurimit Publik ka anuluar vendimin që shpalli turqit fitues duke lënë  fitues automatikisht kompaninë e dytë në garë Catalyst, vendim që u ankimua sërish nga Ministria e Transporteve. Oferta në fuqi, ajo e Catalyst, kërkon kompensim nga buxheti 64.9 milionë euro. Investimi fillestar i propozuar është në shumën 43,409,518 euro dhe investimi në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 217,562,056 euro.

Sipas ekspertëve, standardi maksimal ndërkombëtar për mirëmbajtjen e 100 kilometrave kërkon një tarifë 2.5 euro. Rruga e Kombit, në të gjithë gjatësinë e saj, është 116 kilometër, ndërsa vetëm gjysma e saj ka përfunduar (60 kilometër Rrëshen- Kalimash). Ekspertët pohojnë se tarifa e koncesionit, përveçse është shumë e lartë, duhet që të përfshinte me patjetër ndërtimin e pjesës së mbetur të saj, zgjerimin e aksit Milot-Rrëshen dhe ndërtimin e dy by-pass-eve.

Nga ana tjetër, drejtuesit paguajnë taksë qarkullimi mbi karburantin me 27 lekë për litër, që kryesisht ka funksion të gjenerojë fondet për mirëmbajtjen. Kështu, vetëm nga taksa e qarkullimit, buxheti i shtetit vjel 19 miliardë lekë ose afërisht 150 milionë euro, shumë kjo e mjaftueshme për mirëmbajtjen e rrugëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.