☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,765 ▲2.23%
DOW 47,727 ▲2.45%
NASDAQ 22,606 ▲2.67%
NAFTA 96.18 ▼14.85%
ARI 4,779 ▲2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,233 ▲ +4.58% ETH $2,213 ▲ +6.51% XRP $1.3543 ▲ +4.2% SOL $83.1900 ▲ +5.57%
S&P 500 6,765 ▲2.23 % DOW 47,727 ▲2.45 % NASDAQ 22,606 ▲2.67 % NAFTA 96.18 ▼14.85 % ARI 4,779 ▲2.01 % S&P 500 6,765 ▲2.23 % DOW 47,727 ▲2.45 % NASDAQ 22,606 ▲2.67 % NAFTA 96.18 ▼14.85 % ARI 4,779 ▲2.01 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Qeveria e Kosovës 250 mijë euro fonde për QKK-në

Qeveria e Kosovës i akordoi të mërkurën 250 mijë euro Qendrës Kinematografike të Kosovës, pas arritjeve që ky institucion pati me nominimin e filmit “Shok” në çmimet Oscar.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala tha se “Qendra Kinematografike ka realizuar projekte të rëndësishme. 250 mijë euro do të jepen për mbështetjen e kinematografisë dhe se këto mjete do të merren nga fondi rezervë i qeverisë”.

Është hera e parë në histori që Kosova hyri në ‘Academy of Motion Pictures Arts and Science’ me filmin ‘Shok’, bashkëprodhim mes Kosovës dhe Anglisë. Në filmin me skenar dhe regji të Jamie Donoughue interpretojnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj. Asistente regjisore është regjisorja kosovare Blerta Basholli, ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson.

Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

“Shok” ishte i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me producent Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.