🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,433 ▲1.41%
DOW 45,737 ▲1.15%
NASDAQ 21,178 ▲1.84%
NAFTA 104.29 ▲1.37%
ARI 4,629 ▲1.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,791 ▼ -1.4% ETH $2,052 ▼ -0.97% XRP $1.3166 ▼ -2.15% SOL $80.8600 ▼ -4.14%
S&P 500 6,433 ▲1.41 % DOW 45,737 ▲1.15 % NASDAQ 21,178 ▲1.84 % NAFTA 104.29 ▲1.37 % ARI 4,629 ▲1.57 % S&P 500 6,433 ▲1.41 % DOW 45,737 ▲1.15 % NASDAQ 21,178 ▲1.84 % NAFTA 104.29 ▲1.37 % ARI 4,629 ▲1.57 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Qeveria e Kosovës e përkushtuar për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sqaroi sot opinion publik lidhur me pezullimin e bisedimeve në kuadër të dialogut në nivel teknik mes Kosovës dhe Serbisë në 16 janar, në Bruksel.

“Dialogu Kosovë-Serbi është pa alternativë dhe si i tillë duhet të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, në përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe me përfundimin e shpejtë të këtij procesi, i cili duhet të rezultojë me marrëveshje gjithëpërfshirëse, që çon drejt njohjes ndërmjet dy shteteve”, theksoi sot në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj.

Kreu i qeverisë shprehet se “delegacioni i Kosovës, me sugjerimin e përfaqësueseve të BE-së, ka pritur gjithë ditën e martë, 16 janar, deri në orët e pasdites për konfirmimin zyrtar nga pala e BE-së për mundësinë e vazhdimit të dialogut të paralajmëruar, por përfundimisht pala serbe ka konfirmuar se nuk do të rikthehet në dialog”.

Sipas tij, delegacioni i Kosovës është kthyer në Prishtinë ditën e mërkurë, më datë 17 janar 2018.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës, kanë treguar dhe dëshmuar përkushtimin e tyre për zhvillimin e dialogut për temat për të cilat është thirrur ai”, shtoi ai.

Më tej Haradinaj thekson se “në kuadër të përkushtimit dhe angazhimit të qeverisë kosovare për pjesëmarrje në procesin e dialogut në Bruksel dhe zotimin për një transparencë më të madhe në raport me qytetarët e vendit për procesin në fjalë delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Avni Arifi ka zhvilluar vetëm një takim njoftues e përgatitor më shumë se tre orësh me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian”.

Në këtë takim, vijon ai,  u diskutua për formën, modalitetet, strukturën teknike të dialogimit në të kaluarën dhe për të ardhmen, si dhe trajtimin e statusit aktual të marrëveshjeve të arritura.

“Takimet me palën serbe të cilat ishin paraparë të mbahen me datë 16, 17, dhe 18 janar, sipas axhendës së kornizuar nga Bashkimi Evropian do të duhej të trajtonin temat dhe nivelin e zbatueshmërisë dhe jo-zbatueshmërisë së marrëveshjeve të arritura gjatë procesit të dialogut e që përfshijnë: lirinë e lëvizjës, bashkëpunimin rajonal, menaxhimin e integruar të kufirit, asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, revitalizimin e urës në Mitrovicë, Drejtësinë dhe Energjinë. Këto takime nuk u zhvilluan pas njoftimit dhe kerkesës së përfaqësuesve të BE-së, me arsyetimin se pala serbe pas ngjarjes në veri të Mitrovicës, është tërhequr nga tavolina e dialogimit dhe është rikthyer në Beograd”, thotë Haradinaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.