☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.41 ▼0.95%
ARI 4,855 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,464 ▲ +0.42% ETH $2,331 ▼ -1.34% XRP $1.3615 ▼ -0.02% SOL $83.6700 ▼ -2.47%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.41 ▼0.95 % ARI 4,855 ▲0.1 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.41 ▼0.95 % ARI 4,855 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kosova

Qeveria e Kosovës miratoi Agjendën për reforma evropiane

Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi Agjendën për Reforma Evropiane si dhe ka marrë vendime të tjera.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, gjatë prezantimit të Agjendës për Reforma Evropiane, tha se ajo është rezultat i një përpjekje të gjatë të institucioneve në nivelin më të lartë politik, bashkërisht edhe me institucionet e Bashkimit Evropian dha ka rëndësi të veçantë politike, por edhe në përmbushjen e detyrimeve të veçanta që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

“Më konkretisht, me këtë Marrëveshje e cila është ideuar së bashku me përfaqësuesit e BE-së gjatë këtij viti dhe në prag të hyrjes së MSA-së në fuqi, janë bërë konsultime të domosdoshme, dhe kjo Marrëveshje, e cila tashmë është e lansuar dhe nënshkruar nga Kryeministri Mustafa dhe Komisioneri Hahn, po ashtu është lansuar edhe më 17 maj të këtij viti në Konferencën e Nivelit të Lartë Kosovë-BE. Më lejoni të them që Marrëveshja do të shërbej si dokument formal për zhvillimin e dialogut të nivelit të lartë politik mes Republikës së Kosovës dhe BE-së dhe do të shtyj përpara zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe reformat tjera fondamentale, që kanë të bëjnë me aderimin e  Kosovës në kuadër të BE-së duke përfshirë në veçanti marrëdhëniet ekonomike, politike dhe institucionale”, tha Kuçi.

“Kjo Marrëveshje ka për qëllim që të arsyetoj aktivitetet tona dhe të rris vëmendjen e lartë politike në realizimin e  reformave kyçe, qoftë atë ekonomike, sundimin e ligjit dhe konsolidimi i qeverisjes së mirë. Këto do të arrihen bashkërisht përmes institucioneve tona në koordinim të plotë dhe në një koordinim dhe mbikëqyrje të plotë po ashtu nga ana e BE-së”, tha ai.

Kryeministri Isa Mustafa lidhur me këtë pikë, theksoi se është fjala për një dokument tepër të rëndësishëm, i cili e orienton punën e Qeverisë edhe sa i përket anës ekonomike dhe politike të implementimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, por edhe në krijimin e hapësirës në të ardhmen për integrim në Bashkimin Evropian.

“Është një agjendë që kërkon një sinergji të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të organeve të pavarura. Mendoj se është e udhës që këtë ne ta aprovojmë, do ta promovojmë së bashku me Komisionerin Hahn në fund të kësaj jave, mirëpo më vonë mbetet që ne konkretisht të angazhohemi në implementimin e saj”, tha kryeministri Mustafa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.