☁️
Tiranë 9°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500
DOW 46,336 ▲1.66%
NASDAQ 22,020 ▲1.72%
NAFTA 88.13 ▼10.28%
ARI 4,415 ▼3.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,743 ▲ +3.73% ETH $2,156 ▲ +4.55% XRP $1.4364 ▲ +3.74% SOL $91.4100 ▲ +5.25%
S&P 500 DOW 46,336 ▲1.66 % NASDAQ 22,020 ▲1.72 % NAFTA 88.13 ▼10.28 % ARI 4,415 ▼3.49 % S&P 500 DOW 46,336 ▲1.66 % NASDAQ 22,020 ▲1.72 % NAFTA 88.13 ▼10.28 % ARI 4,415 ▼3.49 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Qeveria e Kosovës thirrje palëve në Maqedoni për shmangien e përshkallëzimit të situatës

Nga-mbledhja-e-qeverise-se-Kosoves-525x350Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi sot se është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në Maqedoni .Në një deklaratë për shtyp qeveria kosovare shpreh shqetësim për rritjen e klimës konfliktuale dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të veprojnë në mënyrë sa më të qetë dhe kujdesshme për të shmangur me çdo kusht një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.
Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga autoritetet në Maqedoni që të garantojnë zbatimin e të drejtave themelore të njeriut, konkretisht në këtë rast të mundësojë gëzimin e të drejtës së qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore.
Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon sigurimin e maksimumit të rigorozitetit dhe transparencës në proceset gjyqësore, në veçanti në rastin delikat që po trajtohet në Maqedoni , për të mos lënë kështu hapësirë që proceset gjyqësore të politizohen, apo të shërbejnë si bazë për kultivimin e urrejtjes ndëretnike.
Përveç kësaj, Qeveria e Kosovës i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të Republikës së Maqedonisë që të veprojnë me maturi dhe vetëpërmbajtje, duke ndjekur rrugën e dialogut dhe institucioneve për zgjidhjen e problemeve. Po ashtu, i fton që të mos bien pre të provokimeve që vijnë prej segmenteve të caktuara, të cilët synojnë tensionimin e mëtejshëm të situatës dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e popullsisë shqiptare në Maqedoni. Qeveria e Kosovës thekson se, këto grupime ndjekin axhenda specifike që shkojnë ndesh me interesat kombëtare prandaj ftohen qytetarët që të mos bashkëpunojnë me to e të mos bien në ndikimin e tyre.
“Prandaj, të gjithë aktorët dhe faktorët e jetës publike në Maqedoni duhet të vihen në veprim për të shtensionuar situatën dhe parandaluar degradimin në dhunë të protestave, që planifikohen të organizohen ditën e premte. Të gjithë duhet që bashkërisht të punojmë që të ndërtojmë një frymë të paqes e bashkëpunimit në Ballkan sepse rruga institucionale e dialogut dhe mirëkuptimit janë forma më e mirë e zgjidhjes së problemeve në shoqëri”, deklaron Qeveria e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.