☁️
Tiranë 21°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.27 ▼0.01%
ARI 4,836 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,420 ▼ -0.37% ETH $2,334 ▼ -2.05% XRP $1.3676 ▼ -0.57% SOL $83.7600 ▼ -2.95%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.27 ▼0.01 % ARI 4,836 ▼0.3 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.27 ▼0.01 % ARI 4,836 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Qeveria e SHBA-së, paisje për policinë kufitare në vlerën mbi 264 mijë $

Në kuadër të Programit EXBS, Program i Qeverisë së SHBA-ve, për kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë e Kufijve, Ambasada Amerikane i dhuroi sot Policisë së Shtetit një sërë pajisjesh në vlerën e mbi 264 mijë dollarëve.

Drejtori e Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, Qeverinë Amerikane të cilët për një periudhë shumë të gjatë kohore, kanë mbështetur Policinë Shqiptare, e sidomos strukturat e Departamentit të Kufirit e Migracionit me pajisje, me donacione të ndryshme.

Didi theksoi faktin se pajisjet e dhuruara do  të ndihmojnë policinë për kontrollin e kufirit të gjelbër, me qëllim minimizimin e veprimtarisë kriminale.

foto-7

Këto pajisje dhe pajisjet, që tashmë gjenden në reparte, siç janë pjesa e pajisjeve të ofiçinës, do të shërbejnë edhe për të mirëmbajtur dhe riparuar mjetet detare si dhe do të shërbejnë edhe për strukturat e ruajtjes së kufirit blu, për repartin Delta, patrullat dhe grupet operacionale, që ruajnë kufirin blu.

Zv/Ambasadori Amerikan në Tiranë, Jardine, duke e cilësuar këtë kontribut si një ndihmë të mëtejshme në forcimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri, shprehu vlerësime për forcat e policisë dhe oficerët që marrin përsipër në vendosjen e zbatimit të ligjit në Shqipëri.

foto-10

Po ashtu, Jardine përgëzoi progresin që Shqipëria ka treguar në zbatimin e ligjit në kufi, si dhe evidentoi punën e deritanishme për sigurimin e kufijve.

Jardine evidentoi se ky donacion është një ndihmë në mbështetje për luftën kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar.

Po ashtu theksoi se Ambasada e SHBA-së dhe Programi EXBS janë angazhuar prej shumë vitesh në ndihmën, zhvillimin, forcimin e kapaciteteve në Policinë e Shtetit dhe Policinë Kufitare dhe garantoi mbështetjen e mëtejshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe programit EXBS, sa i përket policisë kufitare, me synim forcimin e kapaciteteve në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.