Qeveria i dha notë proteste, ambasadori sqaron deklaratën e ministrit britanik për shqiptarët
UK AMBASSADOR: Po e bëni por në nivele ulëta. Megjithëse kemi pasur trefishim të marrëdhënieve tona tregtare, vetëm vitin e kaluar jemi rritur me 160%, sërish në nivele të ulëta, por jemi në trajektore pozitive.
TOP CHANNEL: Çfare produktesh eksportojmë në Mbretërinë e Bashkuar?
UK AMBASSADOR: Ka një gamë produktesh, IT është një fushë në lulëzim. Po e shikoja këtë dhe sektori I IT po lulëzon këtu. Dhe ne mendojmë se vërtetë lidhjet me Mbretërinë e Bashkuara mund të jenë vërtetë pozitive në këtë fushë, por ajo që mund të bëjmë është që përmes kësaj infrastructure më të madhe, të tërheqim më shumë biznese britanike që të vijnë këtu. Unë kam biseduar me biznesemenë britanikë dhe shqiptarë që kanë kanë lidhje me Mbretërinë e Bashkuar se si mund të bashkëpunojnë. Për mua, qeveria duhet të vendosë kornizën, ndonjeherë mund të përcaktojmë financimin kryesor, por pastaj duhet të inkurajojmë realisht sektorin privat që të luajë një rol për të investuar në komunitete. Kësisoj do ti inkurajojmë ata dhe ti ndihmojmë të investojnë, sepse ne biem dakord që transparenca është më të vërtetë e rëndësishme, kështu që publiku dhe organizatat e tjera të kenë besim, se nëse shpenzohen para, kjo të bëhet në mënyrën e duhur për njerëzit dhe qytetarët, jo për interesa të ngushtë.
TOP CHANNEL: Perfekt. Historia e zhvillimit të vendeve dhe revolucionet kanë dëshmuar se vende e mëdha, lë të themi, kanë përfituar nga puna e paligjshme e emigrantëve. Ky mund të konsiderohet një aspekt, disi ironik, i emigracionit të paligjshëm. Pse ju si Mbretëri e Bashkuar, jo ju personalisht, jeni kaq agresive në deklarata publike nga zyrtarët e lartë të qeverisë britanike, madje me gjuhe urrejtjeje sa I takon deklaratave ndaj shqiptareve. Perse kjo qasje kaq agresive tani?
UK AMBASSADOR: Unë dua ta qartësoj këtë. Pa dyshim që kam dëgjuar komentet lidhur me deklaratën e bërë nga Ministri I emigracionit. Cfarë njerëzit duhet të kuptojnë është konteksti Brenda të cilit është bërë ajo deklaratë. Ai po monitoronte fluturimin me avione te personave që do të kthehen në Shqiperi, ju nuk keni asnjë të drejtë të qëndroni në Mbretërinë e Bashkuar. Tani unë e kuptoj përse jemi të gjithë të shqetësuar për të mos vecuar asnjë grup individësh, por ne duhet gjithashtu të pranojmë se verën e kaluar pamë një rritje massive, ku shtetasit shqiptarë përbënë nacionaliteti më domethënës që udhëtuan në Mbretërinë e Madhe. Edhe sic e përmenda, ne tani po garantojmë që ata që nuk kanë të drejtë të udhëtojnë në mënyrë të paligjshme të kthehen, por ne e dimë që kjo ka të bëjë me emigrantët e paligjshëm. Por ajo që nuk duam është të vecojmë shqiptarët apo ata që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe kontribuojnë në shoqëri. Dhe unë dua të lexoj atë që kryeministri britanik tha rreth kesaj,
në fund të vitit të kaluar, kur ai së bashku me kryeministrin tuaj, kur diskutuan këto cështje, mirëpritën jo vetëm partneritetin e ngushtë dhe afatgjatë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë që është në një sërë fushash, sic është tregtia, investimet, mbrotja, siguria kibernetike, por Kryeministri gjithashtu pranoi kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ranë dakord të bëjnë më shumë së bashku, për probleme sic është edhe emigracioni I paligjshëm. Tani, kryeministri ishte shumë I qartë se ketë mund ta bëjmë vetëm përmes partneritetit dhe për këtë arsye ne kemi Komunikatën e Përbashkët dhe pse po punojmë kaq ngushtësisht bashkë.
TOP CHANNEL: Ministri i Emigracionit specifikisht i mëshoi termit kriminele. Përse kështu? 43 individë? Sa prej 43 personave ishin kriminelë, që le të themi se kishin kryer dënimin dhe sa prej tyre ishin trafikantë?
UK AMBASSADOR: Ky është realiteti I trishtë apo jo? Është për fat të keq, që megjithëse pjesa më e madhe e komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar po punojnë në mënyrë të ligjshme, shumë njerëz kanë shkuar ilegalisht. Ne e dimë se ka një pakicë në Mbretërinë eBashkuar, të përfshirë me drogën dhe krimin, por është një problem domethënës. Shqiptarët përbëjnë tani niumrin më të madh të shtetasve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar. Ndaj ne përballemi me këto cështje dhe kjo është arsyeja pse të dy qeveritë po punojnë shumë ngushtësisht bashkë. Ju përmendet avionin me 43 shqiptarë që u kthyen në Shqiptare, ata përbëjnë një përzierje emigrantësh që kanë ikur, të cilët nuk kanë arsye për të qendruar, or
gjithashtu edhe atyre që kanë shkelur ligjin dhe ndodhen në burgjet britanike. Por, pa dyshim që e kuptojmë se ka raste kur të burgosurit duhet të mbahen në Mbretërinë e Bashkuar dhe ata duhet të kryejnë dënimin.
GD: Sa është përqindja?
AMB: Nuk mund t’ju japë numra, sepse nuk dua të hyjë në raste specifike, por do të shohim më shumë avione që do të kthejnë si shkelësit e ligjit ashtu edhe emigrantët e paligjshëm. Por për shkelësit e ligjit, ne e kuptojmë se kjo është nje marrëveshje me qeverinë, mes Ministrive të Drejtësisë të dy vendeve. Ndonjëherë individët, edhe nëse kanë kryer krime të rënda është më mirë të vuajnë dënimin e tyre në Shqipëri, ku mund të jenë pranë familjeve të tyre. Edhe për kriminelët, synojme të tregojmë dhembshuri, por ne duhet ta bëjmë këtë përmes mekanizmave të duhur të përbashkët. Këtu shihet rëndësia e komunikatës së përbashket. Ne do ta forcojmë punën e përbashkët në atë mënyrë që ti bëjmë ballë këtyre cështjeve. Dhe pika e rëndësishmë e saj është se pjesa më e madhe e shqiptarë, qoftë në Mbretërinë e Bashkuar apo këtu, që dëshirojnë të shkojnë në mënyrë të ligjshme në Britani, të na bëjë të fokusohemi tek gjërat positive dhe jo te negativet te cilat po shtrembërojnë mënyrën se si ne duam ti bëjmë ballë.
GD: MInitrja e Jashtme Olta Xhacka ka reaguar sa I takon deklaratës së Ministrit të Emigracionit. Le të themi që është një cështje dinjeti, krenarie dhe detyra zyrtare e nje Ministri te Jashtem. Në vend të këtyre deklaratave publike, që mund të konsiderohen vetëm strategji komunikimi, a shihni ndonjë veprim tjetër të bërë nga qeveria shqiptare që ndihmon realisht në këtë bashkëpunim për ndalimin e emigracionit të paligjshëm në Britaninë e Madhe. Çfarë ka bërë qeveria?
AMB: Ju keni të drejtë të bëni dallimin mes retorikës dhe veprimit. Dhe ne duhet të fokusohemi tek veprimet sepse vetëm duke u përballur me këto cështje, vetëm nëse merremi me këto çështje dhe te sigurohemi që më pas të trajtojmë aspektet negative, dhe të forcojmë anët pozitive do të jemi të suksesshëm dhe kjo është pikërisht fryma e Komunikates se Perbashket. Kështu që unë mendoj se dinamika më i rëndësishëm do të jetë Task Forca e
Përbashkët që ne kemi ngritur midis qeverisë së Shqipërisë dhe Mbreteria e Bashkuar. Ky do të jetë bashkëpunimi mes agjencive tona të zbatimit të ligjit për të trajtuar çështjet e emigracionit. Por një pikë tjetër, natyrisht, ne duhet të merremi me çështjet e sigurisë dhe ne do të jemi të suksesshëm globalisht në trajtimin e emigracionit, vetëm nëse e shohim atë si një çështje ekonomike dhe sociae. Unë jam i vendosur si ambasador të sigurohem që ne t’i trajtojmë këto gjëra në një mënyrë që të bashkojë vërtet frymen e qytetarëve shqiptarë dhe atyre britanikë, në mënyrë që të dy vendet të jenë më të suksesshme.
GD: Ndaluam me aq sa mundemi në fokusin dhe punën e kësaj task force. A bazohet kjo punë në shërbimet e inteligjencës, më shume se te personat konkretë që vijnë e shkojnë në Shqipëri. Ky është një produkt i shërbimeve të inteligjencës, siç e shoh unë.
AMB: Pra, thelbi është në fakt bashkëpunimi midis forcave tona të policisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit, por sigurisht që janë përfshirë edhe agjencitë e inteligjencës. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi informacionin më të mirë të mundshëm për grupet kriminale, krimin e organizuar dhe rreziqe të tjera. Ne e dimë se ka rreziqe më të gjera, si sulmet kibernetike e kështu me radhë. Kështu që ne do të punojmë shumë fort së bashku për të garantuar suksesin dhe për të parë çdo lloj bashkëpunimi operacional që mund të bëjmë. Dhe kjo është pjesë e bashkëpunimit shumë pozitiv që kemi me Shqipërinë.
GD: Duke ardhur tek këto shërbime inteligjente dhe informacioni i thellë që keni për vendin dhe korrupsionin, edhe në nivele të larta, së fundmi shqiptarët kanë dëgjuar dhe janë informuar për shpalljet non grata që keni bërë. Dhe shumë po e shohin Reformën në Drejtësi si një mjet shumë të mirë për të arritur institucione të qëndrueshme demokratike. Kjo mbështetet shumë nga ndërkombëtarët dhe ju jeni një aktor dhe protagonist kyç në këtë gjë të re, pra sanksionet nga Mbretëria e Bashkuar. Kjo gjë e re duhet të ndihmojë dhe le të themi të asistoje institucionet e qëndrueshme. A do të ketë persona të shpallur Non grata edhe në krahun e majtë? Dhe po flas për perceptimin publik, sepse Drejtësi dhe e drejtë është e njëjta trajektore e gjërave. Ju keni shpallur non grata, le të themi, krahun e djathtë të klasës politike. A do të kemi ekuilibër.
AMB: Pra, ne pajtohemi që Reforma në Drejtësi është absolutisht thelbësore dhe në të vërtetë mendoj se ishte një nga gjërat më pozitive për vitin 2022. Megjithëse rezultatet e plota mund të mos jenë parë ende të plota, mënyra se si institucionet e pavarura, proceset e drejtësisë po evoluojnë është dicka vërtet pozitive për Shqipërinë. Kjo do të jetë vendimtare për të ardhmen, por unë mendoj se ne do ta shohim 2023-ën si vitin ku rezultatet do të fillojnë me të vërtetë të shihen. Por siç thoni ju, ne si Mbretëri e Bashkuar, përvec se të mbështesim ato institucione të pavarura dhe proceset e drejtësisë, duam gjithashtu të promovojmë llogaridhënien. Sepse ajo që duhet të bëjmë së bashku është t’i japim fund mosndëshkueshmërisë. Pra, ju pyetët për masat që kemi marrë ne si Mbretëri e Bashkuar. Ne kemi ndërmarrë një sërë masash ndaluese për emigracionin. Kur i shpallëm në korrik, e kishim shumë të qartë se ishte vala e parë e këtyre sanksioneve. Sot mund t’ju them se këtë vit do të kemi më shumë sanksione dhe masa ndaluese të emigracionit, ne vecanti gjatë muajve të ardhshëm. Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Por ju pyetët për ekuilibrin. Ne kemi ndërmarrë një qasje të balancuar. Kuptohet, jo të gjitha do të bëhen plotësisht të ditura, sepse ne nuk kemi shpallur emrat apo numrin e individëve të përfshirë. Ne nuk e bëjmë këtë për masat ndaluese të emigracionit. Por muajin e kaluar, ne ndërmorëm gjithashtu publikisht sanksione ndaj disa personave në Ballkanin Perëndimor dhe ne do të vazhdojmë të ndërmarrim masa të ngjashme. Pra shqiptarët dhe persona të tjerë në Ballkanin Perëndimor mund t’u nënshtrohen këtyre sanksioneve dhe masave ndaluese të emigracionit. Me fjalë të tjera, do të kemi më shumë në të ardhmen.
GD: Pra, viti 2023 do të jetë viti kur do të shohim më shumë sinjale nga Drejtësia, nga non gratat tek trafikimi i paligjshëm e kështu me radhë. Dua të theksoj sërish non gratat për figurat e larta politike. A do të shohim disa rezultate dhe disa emra të rinj? E di që kjo është diçka e vështirë të thuhet publikisht, në detyrën dhe misionin tuaj si diplomat. Por duhet ta bëj këtë pyetje.
AMB: Mbretëria e Bashkuar është shumë e qartë. Ne duhet t’i japim fund mosndëshkueshmërisë, duhet të përmirësojmë llogaridhënien dhe kjo bëhet përmes një sërë mënyrash. Institucionet këtu në Shqipëri duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për t’u kërkuar llogari personave këtu, por është absolutisht e drejtë që edhe Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera të thonë nëse ka individë të lidhur me kriminalitetin ose korrupsionin, se ata
nuk të drejtën për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar ose për të mbajtur pasuritë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe kjo është arsyeja pse ju do të shihni sanksoine të mëtejshme këtë vit.
GD: Faleminderit shumë për këtë pjesë. Tani shkojmë në zgjedhjet vendore. Një moment kyç në historinë politike të Shqipërisë dhe madje edhe të periudhës së tranzicionit. Natyrisht, mazhoranca tani ka shumë pushtet, kontrollon pushtetin lokal dhe ekzekutiv. Të gjithë sytë janë te ndërkombëtarët nga publikun shqiptar, për të parë nese institucionet demokratike do të përforcohen nga ndërhyrja e ndërkombëtare, le të themi. Çfarë mund të bëhet më tej. E kemi thënë se raportet e OSBE-së, përmirësimi të kodit zgjedhor dhe ligje të tjera shpesh mbeten në letër, por çfarë po bëhet realisht përpara se të shkohet në qendrat e votimit, në ditën e zgjedhjeve. Çfarë po bëhet për përdorimin e administratës, për intimidimet, për grupet kriminale që janë në terren? Si munden nderkombëtarët, aleatet dhe partnerët të bëjnë dicka konkrete per këto zgjedhje lokale?
AMB: Jam dakord që zgjedhjet e lira dhe të ndershme, qofshin ato zgjedhje lokale, apo parlamentare, janë thelbësore. Por ju keni thënë se, sigurisht, Shqipëria është në një fazë tranzicioni demokratik dhe duhet të pranojmë se është ende në tranzicion. Pra, ka pasur progres, por është e qartë se duhet bërë më shumë. Ne jemi të vendosur si Mbretëri e Bashkuar, të mbështesim institucionet e zgjedhjeve, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për
t’u siguruar që proceset të jenë sa më efikase, por pastaj duhet të përdorim ndikimin që kem për t’u siguruar që partitë politike dhe cdo aktor tjetër ta dijë se çfarë pritet prej tyre.Unë kam bërë një thirrje, si drejtpërdrejt drejtuesve të partive, ashtu edhe publikisht, për të thënë se gjatë zgjedhjeve lokale, por edhe më tej, duhet të përzgjidhen kandidatë të pastër, pa lidhje me kriminalitetin apo korrupsionin. Nëse filloni të keni përfaqësues më të mirë, të cilët nuk kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, kjo mund të sjellë një ndryshim për të ardhmen.
GD: Po nëse partitë politike nuk e respektojnë këtë, sepse kështu ka ndodhur në vitin 2021,çfarë ndodh?
AMB: Atëherë zgjedhësit duhet të votojë në mënyrën që ata mendojnë se përputhet më së miri me interesat e tyre dhe publiku i gjerë e di kur dikush është zgjedhur të kandidojë për shkak të interesave të ngushta, që do të veprojë pikërisht për këto interesa të ngushta dhe do të mbajë lidhjet me kriminalitetin ose do të përdorë praktika korruptive. Qytetarët duhet të jenë të qartë se cilët përfaqësues duan, atë që do t’i shërbejnë interesit të qytetarëve.
GD: Do t’i bëni publike këta emra?
AMB: Sigurisht që ne nuk komentojmë emrat e individëve. Por mund ta shohim si një thirrje të përgjithshme dhe të inkurajojmë të gjitha partitë politike dhe individët që të fokusohen që këto zgjedhje të jenë sa më të mira. Pra, gjëja e parë janë kandidatët. E dyta është mënyra se si ka pasur sjellje të papranueshme gjatë zgjedhjeve dhe në prag të tyre. Pra, ne nuk duam të shohim më përdorim të burimeve shtetërore që mund të shtrembërojnë proceset. Ne duhet të sigurohemi që aty ku ka pasur reklama rreth fushatës politike, gjithcka të ketë qenë transparente.
Ne mund të japin ndihmesën tonë përmes inkurajimeve, por mund të japim edhe mbështetje praktike. Ne do të punojmë me shoqërinë civile, mediat dhe partnerë të tjerë, në mënyrë që të ketë llogaridhënie, dhe të mund të mbahen përgjegjës politikanët dhe cdo aktor tjetër. Si dhe publiku të informohet siç duhet. Kjo përsëri kërkon kohë, por shpresojmë që këto zgjedhje të jenë një hap drejt zgjedhjeve më të mira, të lira, të ndershme dhe drejt demokracisë.
GD: Kam parë një dokumentar të BBC-së për Shqipërinë, ky është një lajm shumë i mirë. Dhe teksa po shihja disa nga pikat ku ishte fokusuar dokumentari, gjeta edhe un frymëzim. Natyrisht, kjo nuk është Shqipëria e plotë dhe e vërtetë. Kjo është Shqipëria më
mbresëlënëse, por ne mund të fokusohemi në ato momente për të bërë më shumë.
AMB: Mos është dokumentari ku thuhet thotë se Shqipëria është Maldivet e Evropës?
GD: Po. Në dijeninë apo informacionin tuaj, si po realizohen këta dokumentarë?
AMB: Një nga gjërat që kam pasur kënaqësinë të them gjatë vitit të kaluar është se, përpos çështjeve sfiduese që theksohen, mediat britanike nuk kanë një këndvështrim dhe qasje të vetme. Shtypi britanik është me të vërtetë i drejtë dhe e lirë. Dhe sigurisht që mund të ketë shumë këndvështrime të ndryshme, dhe shumë sfida, por ka edhe shumë aspekte pozitive. Kështu që vitin e fundit kemi parë një interes në rritje jo vetëm nga mediat britanike, por edhe nga shtetasit britanikë për të vizituar Shqipërinë. Ju mund ta dini se kemi pasur më shumë se 140 mijë turistë britanikë gjatë vitit të kaluar, më shumë cdo vit tjetër më parë. Njerëzit duan të vijnë dhe Shqipëria është në listën e dhjetë destinacioneve kryesore që njerëzit duhet të vijnë dhe të vizitojnë.
GD: Ndër dhjetë vendet e para?
AMB: Absolutisht, e kam parë në shumë gazeta gjatë vitit të kaluar. Dhe vazhdojmë të shohim gazetarë që vijnë këtu. Pra, edhe pse mendoj se disa njerëz priren të përqendrohen më shumë në historitë negative dhe të bujshme, njerëzit e kanë kuptuar se ky është një vend
fantastik për t’u vizituar. Sigurisht që plazhet tuaja janë të mahnitshme, por mediat nuk fokusohen vetëm në bregdetin e mrekullueshëm, por edhe në male, edhe në trashëgiminë kulturore, por edhe në ushqimin dhe kulturën. Kjo është diçka që ne duhet të vazhdojmë të promovojmë.
GD: Njëherë një kolegu yt, që nuk është më në Shqipëri, në një mënyrë shumë të vecantë, më tha: sikur ju shqiptarët të ishit kaq miqësorë me njëri-tjetrin sa jeni me ne të huajt, vendi do të ishte shumë më i mirë në shumë aspekte. Çfarë mendoni për kohezionin tonë, sjelljen tonë ndaj të huajve?
AMB: Është një koment interesant, sepse e ndjej plotësisht atë lidhjen e mrekullueshme që shqiptarët duan të krijojnë me dikë që vjen nga një vend tjetër. Ky është një nga askpektet e veçantë të këtij vendi. Përgjatë njëqindvjetorit të marrëdhënieve mes Mbretësisë së Bashkuar dhe Shqipërisë kam zbuluar shumë momente të mrekullueshme në historinë tonë. Sigurisht edhe kohët e fundit, ku qytetarët britanikë dhe shqiptarë kanë punuar së bashku, duke bërë gjëra vërtet krijuese. Dhe dua të vazhdoj këto shkëmbime, edhe pse nuk kemi më 100 vjetorin për të festuar këtë vit, por mund të shohim lidhjet sportive, lidhjet kulturore, mund të kremtojmë lidhjet historike. Sepse në fakt ne duhet të fokusohemi në aspektet pozitive, t’i
sjellim në të tashmen, gjithmonë duke parë nga e ardhmja. Kështu, Britania dhe Shqipëria mund të krijojnë një dimension vërtet pozitiv.
GD: Ushqimi juaj i preferuar shqiptar?
AMB: Tani kjo është pyetje e vështirë sepse ka kaq shumë larmi, por për mua ushqimi I preferuar është byreku, sepse keni shumë lloje të ndryshme. Më pëlqen shumëllojshmëria e shijeve.
GD: Dhe panorama e preferuar shqiptare?
AMB: Mendova se do të më pyesje për pijen e preferuar shqiptare. Atëherë do të thoja se po eksploroj verën tuaj të kuqe dhe ndonjëherë edhe rakinë. Por për sa i përket panoramës, më duhet të them se preferoj që ngjitem në male dhe të sodit bukurinë e vendit. Për shembull Liqeni i Komanit ishte shumë i veçantë. Të shohësh liqenin dhe të harrohesh duke admiruar magjinë e peizazhit.
GD: A noton shpesh?
AM: Kam notuar në lumin Drin dhe në Bunë. Në fakt nuk rashë në ujë kur bëra rafting në Përmet, por bëmë një shëtitje në ujë. Ishte shumë ftohtë, por më pëlqeu. Gjithashtu më pëlqen edhe vija juaj bregdetare dhe sigurisht të notoj në det.
GD: Faleminderit për intervistën tuaj.
AMB: Faleminderit, ishte një kënaqësi.
Ku don te ja dije Anglia per nota proteste groteske nga ana e qeverise shqiptare