☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.30 ▲1.67%
ARI 4,531 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,656 ▲ +1.49% ETH $2,055 ▲ +2.79% XRP $1.3484 ▲ +1.18% SOL $83.8900 ▲ +1.67%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.30 ▲1.67 % ARI 4,531 ▲0.14 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.30 ▲1.67 % ARI 4,531 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Qeveria i shmanget transparencës

Institucionet publike mund të kenë ligjërisht të drejtën të refuzojnë dhënien e përgjigjes ndaj kujtdo që kërkon informacion, duke i gjykuar ato vetë si abuzive.

Me anë të një drafti ministria e drejtësisë ka propozuar disa ndryshime në ligjin për informimin publik, ku përveç uljes së gjobave për mosdhënien e informacionit nga 150 mijë në 50 mijë për autoritetin publik, i jep mundësinë institucioneve të mos japin përgjigje, duke i konsideruar veçanërisht ato të përsëriturat, si abuzive.

“Siç është shkruar sot në projektligj, lë vend për abuzime. Nuk mundet dot të merret një vendim i tillë, i njëanshëm”, tha Genta Qendro, avokate.

“Mund të abuzohet në mënyrë të vazhdueshme për të mos dhënë informacion duke pretenduar se kërkesat për informacion janë abuzive”, u shpreh Koloreto Cukali, ekspert media.

Këto ndryshime sipas qeverisë janë të nevojshme për të shmangur vakumin ligjor që krijohet në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, por për ekspertët e medias propozimet as nuk përmirësojnë ligjin për informimin publik dhe as nuk rrisin transparencën. Madje as ulja apo rritja e gjobave sipas tyre nuk është suksesi i respektimit të ligjit.

“Çfarë ndodh sot? Vendoset një gjobë që nuk është ekzekutike e hallakatet me vite të tëra në gjykata. As gjoba zbatohet, as institucioni nuk zë mend. Gjëja që ky ligj ka të nevojshme e të domosdoshme është që kur një gjobë vendoset nga komisioneri të jetë ekzekutive”.

Vetëm gjatë 6 muajve të parë të 2022, pranë komisionerit të së drejtës së informimit kanë mbërritur rreth 600 ankesa kundrejt institucioneve për moskthim përgjigjem, por sipas aktivistëve situata do të përkeqësohet edhe më tej me ndryshimet e propozuara në ligj, ku duket se qeveria synon të kthejë një sistem dictatorial duke penguar punën e medias për informimin e publikut apo duke cënuar të drejtën e qytetarëve për të kërkuar vetë informacion.

“Edhe me ligjin ekzistues që është i mirë, problem është zbatimi. Me këto ndryshime unë pres që situata të rëndohet edhe më shumë. Dhe nuk është dhënë vëmendje problemit që është baza kërkesat nuk marrin përgjigje me mijëra në vit. Kjo shton lehtësi më shumë që të mos jenë transparent”, tha Cukali.

Nëse këto ndryshime miratohen, qeveria do të ketë hapësirën dhe mundësinë për të mbajtur mbyllur në zyra shtetërore informacione me interes publik. Atëherë fjala transparencë nuk do të ketë më kuptim për këtë qeveri dhe do të zërë vend vetëm në fjalorin e gjuhës shqipe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.