☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.51 ▼5.24%
ARI 4,555 ▲3.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,406 ▲ +0.28% ETH $2,184 ▲ +1.13% XRP $1.4191 ▼ -0.06% SOL $92.5200 ▲ +0.49%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria: Kompensimi për ish pronarët, ndryshojnë 4 formularët e aplikimit

Këshilli i Ministrave vendos të ndryshojë 4 formularët që plotësohen nga ish pronarët për të marrë kompensimin.

Nuk ka ndryshuar pjesa e dokumenteve që kërkohen, por ka ndryshon mënyra se si Agjencia e Trajtimit të Pronës, do të bëjë verifikimin e deklaratës.

Gazeta shqiptarja.com ka publikuar sot 4 formularët e rinj që do plotësohen nga ish-pronarët te ATP-ja. Me ligjin e ri që ka hyrë në fuqi disa muaj më parë, ka ndryshuar mënyra se si do bëhet kompensimi i sih-pronarëve, që u janë zënë tokat. Qeveria ka vendosur disa mënyra kompensimi, duke filluar nga ai fizik(me tokë tjetër), deri te kompensimi me lek. Kompensimi

Të gjithë subjektet kërkues, të cilët shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë, duhet të aplikojnë pranë ATPsë brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor të kompensimit financiar. Pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP-ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësisht rendit kronologjik të vendimit.

Në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologjik i datës së vendimeve për këto aplikime. Subjektet që shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë do të përfitojnë kompensim nga ky fond, sipas kësaj procedure: a) Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 1 viti, atëherë ai përfiton 20% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere; b) Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 3 vjetësh, atëherë ai përfiton 30% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere; c) Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 5 vjetësh, atëherë ai përfiton 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Prioritet do të kenë aplikimet që kërkojnë të kompensohen financiarisht brenda 1 viti, nga kërkesat për kompensim brenda 3 apo 5 vjetësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.