☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.90 ▲1.26%
ARI 4,598 ▲1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,070 ▲ +2.08% ETH $2,079 ▲ +4.32% XRP $1.3540 ▲ +1.87% SOL $84.7600 ▲ +3.24%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.90 ▲1.26 % ARI 4,598 ▲1.63 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.90 ▲1.26 % ARI 4,598 ▲1.63 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Qeveria prezanton Platformën Online Kundër Korrupsionit. Ja si denoncohet

Qeveria shqiptare ka publikuar sot, Platformën Kombëtare Online Kundër Korrupsionit.

stopkorrupsionuitPortali në internet www.stopkorrupsionit.al përmban fushat kryesore, ku qytetarët mund të klikojnë në mënyrë anonime ose jo dhe të denoncojnë duke përshkruar rastin e madje, postuar edhe dokumentat përkatës.

Ministri Çuçi vuri në dukje se pas çdo fushe, pra pas çdo kutie, qëndron një person përgjegjës dhe sqaroi se nuk do të duhen më shumë se 30 ditë për të dhënë përgjigje. “Nëse çështja është zgjidhur, nëse është durguar në Prokurori apo nëse nuk përbën fare çështje. Pavarësisht gjithçkaje, denoncimi do të marrë përgjigje brenda 30 ditëve.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në fjalën e tij tha se deri më sot janë denoncuar 11% e punonjësve të policisë. “Na duhet ky aplikacion, – tha ai, – por më shumë na duhet besimi i qytetarëve që të mos u japim luksin zyrtarëve të administratës të abuzojnë.”

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla kërkoi që “lufta jonë të fitohet nëpërmjet rezultateve dhe jo fjalëve. Mbas asaj kutie ku shkruhet “Arsimi”, është detyra ime për t’i shkuar deri në fund. Kjo është fjala ime e nderit. Filloni denoncojini që sot, abuzimet në arsim.”

Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se “kemi pasur rezultatet konkrete në Tatime e Dogana por kurrë nuk kemi pasur iluzionin se nuk ka korrupsion.”

Kreu i Qeverisë, Edi Rama, nëpërmjet një mesazhi në Fb, tha sot se “sëbashku, qytetarë-qeveri, ne do ta zmbrapsim korrupsionin.”

Lufta kundër korrupsionit ishte një nga premtimet më të mëdha leketorale të koalicionit PS-LSI në vitin 2013.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.