Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $71,117 ▼ -0.3% ETH $2,093 ▼ -0.87% XRP $1.3994 ▼ -0.75% SOL $88.3000 ▼ -1.11%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria refuzon termocentralin, shqyrton ofertën e Wesley Clarkut

Qeverisë së Kosovës i janë dashur tri vite për ta gjetur rrugën për trajtimin e tri kërkesave të investitorëve privatë, që duan të shfrytëzojnë rezervat e qymyrit në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Për më shumë se dy vite tre investitorë nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet e Kosovës, edhe pse kishin dorëzuar interesin e tyre për të investuar në projektet që për bazë kanë shfrytëzimin e qymyrit të Kosovës.

Kompania e ish-komandantit të NATO-s, gjeneralit Wesley Clark, “Envidety”, ka kërkuar licenca në tri lokacione në Kosovë për të prodhuar naftë përmes gazifikimit nëntokësor të qymyrit.

Projekti si i tillë është një inovacion, pasi aktualisht nuk ka një projekt të tillë që është finalizuar nga kjo kompani.

Kompania “EmberClear” kishte kërkuar licencë për ndërtimin e një termocentrali me kapacitet prej 330 megavateve në Istog, përcjell Koha.net. Kurse, së fundmi, kompania greke, “Titan”, ka kërkuar licencë për shfrytëzimin e qymyrit, të cilin synonte ta përpunonte për t’ia rritur kaloritë dhe i cili do të përdorej për djegie nga kompanitë e mëdha, duke e përfshirë edhe fabrikën e çimentos “Sharrcemi”, që është pronë e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.