Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 19 March 2026
S&P 500 6,601 ▼0.35%
DOW 46,009 ▼0.47%
NASDAQ 22,059 ▼0.42%
NAFTA 96.18 ▲0.75%
ARI 4,611 ▼5.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,100 ▼ -1.79% ETH $2,143 ▼ -2.23% XRP $1.4462 ▼ -0.97% SOL $88.6700 ▼ -1.43%
S&P 500 6,601 ▼0.35 % DOW 46,009 ▼0.47 % NASDAQ 22,059 ▼0.42 % NAFTA 96.18 ▲0.75 % ARI 4,611 ▼5.82 % S&P 500 6,601 ▼0.35 % DOW 46,009 ▼0.47 % NASDAQ 22,059 ▼0.42 % NAFTA 96.18 ▲0.75 % ARI 4,611 ▼5.82 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria shpall vendimin për shitjen 100% të aksioneve të INSIG tek EUROSIG

Këshilli i Ministrave vendosi gjatë mbledhjes së sotme miratimin e procedurës së tenderimit për shitjen e paketës së aksioneve (100 për qind), të zotëruara nga shteti në shoqërinë “INSIG”, sh.a., Tiranë, dhe shpalljen fitues të tenderit shoqërinë “EUROSIG”, sh.a.
Sipas vendimit të qeverisë, fituesi i tenderit, shoqëria “EUROSIG”, sh.a., do të pajiset nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, me autorizimin për kryerjen e pagesës së plotë të vlerës së ofruar në tender, ku përcaktohen qartë detyrimet e blerësit.

Fituesi i tenderit, shoqëria “EUROSIG”, sh.a., është i detyruar që, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e lëshimit të autorizimit, të bëjë pagesën e plotë të vlerës së ofruar në tender. Në të kundërt, nëse kjo shoqëri nuk paguan brenda afatit të sipërpërmendur vlerën e plotë të ofruar në tender, humbet të drejtën e blerjes dhe pagesa e ngurtësuar prej 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekësh për pjesëmarrje në tender nuk i kthehet.

Ngarkohet Ministria e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, të lidhë kontratën e shitjes së paketës së aksioneve të “INSIG”, sh.a.-së, Tiranë, me fituesin e tenderit, shoqërinë “EUROSIG”, sh.a.

Këshilli i Ministrave vendosi sot edhe miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, dhe qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, përfaqësuar nga Autoriteti Publik për Bujqësinë dhe Burimet Peshkore.

Qeveria vendosi edhe shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit, “Pedonalja e qytetit, Ura Vajgurore”.

Qeveria gjithashtu vendosi për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2016, miratuar për komisionin qendror të zgjedhjeve. Sipas vendimit Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2016, në zërin “Shpenzime korrente” i shtohet fondi 5 278 468 (pesë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë dhe në zërin “Shpenzime kapitale” i shtohet fondi 15 518 000 (pesëmbëdhjetë milionë e pesëqind e tetëmbëdhjetë mijë) lekë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.