🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,130 ▲ +1.05% ETH $2,251 ▲ +1.59% XRP $1.3589 ▲ +0.25% SOL $85.1000 ▲ +0.76%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Muzike

“QKKF” Tiranë sjell “Festivalin Mbarkombëtar Folkorik për Fëmijë”

qendra-3-266x200Në kuadër të 70 vjetorit të Çlirimit dhe Festave të Nëntorit, Qëndra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë Tiranë, do të organizoje Festivalin Mbarkombëtar Folkorik për Fëmijë, nga 22 deri më 25 nëntor.

QKKF” bën me dije se së këtë festival do marrin pjesë grupe folklorike për fëmijë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, dhe Qëndrat Kulturore të Fëmijëve të rretheve të Shqipërisë, rreth 15 grupe folklorike e rreth 300 fëmijë të cilët do pasqyrojnë vlerat e tyre artistike në këtë eveniment të madh kulturor për fëmijët kryeqytetas.

Vizita në Muzeun Historik Kombëtar, koncerte nga grupet pjesëmarrëse të cilët do të performojnë valle e këngë tradicionale të trevave të tyre, parada me kostume tradicionale, panairi Tradicional, vizita me fëmijët pjesëmarrës në Muzeun Historik Krujë, apo edhe Koncerti Gala i cili do të përmbylli aktivitetitn, do të jenë disa nga shfaqet që do të jenë pjesë e programit 4 ditor i cili synon gjithë përfshirjen e fëmijëve e edukimin e tyre, nëpërmjet njohjes së kulturave të ndërsjella e identiteteve të ndërsjella.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është organizimi dhe zhvillimi i aktiviteteve kulturore për t’i promovuar aftësitë e tyre artistike dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre në shoqërinë civile, pra duke i socializuar edhe me fëmijët e grupeve pjesëmarrëse synohet të integrohen me njëri-tjetrin këto target-grupe të fëmijëve dhe të rinjve artistikisht, të identifikohen aftësitë e tyre artistike dhe të promovohen këto talente të promovuara.

Sipas “QKKF”-së Festivali Mbarkombëtar Folklorik për Fëmijë.Tiranë, synon të jetë evenimenti më i madh artistik i jetës kulturore të vëndit, në lidhje me fëmijët, duke qënë se nëpërmjet këtij Festivali, që mbështetet në traditën e mirë të krijuar në dhjetëra vite përvojë, do ngjiten e afirmohen në skenë me dhjetëra fëmijë, për të vazhduar rrugën e artit,

Qëndra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, Tiranë,synon përfshirjen e fëmijëve dhe përshtatjen e tyre me një botë të hapur, në një shoqëri të transmetimit të vlerave, duke i përçuar këto nëpërmjet kërcimit popullor. Përmes tij fëmijët njihen me vendet pjesëmarrëse nëpërmjet shkrirjes së kulturave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.