☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.16 ▲5.03%
ARI 4,770 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,300 ▼ -0.28% ETH $2,191 ▼ -2.28% XRP $1.3326 ▼ -3.67% SOL $82.6000 ▼ -2.23%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.16 ▲5.03 % ARI 4,770 ▼0.15 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.16 ▲5.03 % ARI 4,770 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

QKSS: Qytetarët, qëndrim negativ për AKS-në

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka bërë lansimin e të gjeturave të barometrit kosovar me fokus të veçantë në “Perceptimet e publikut për politikën e jashtme dhe dialogun me Serbinë”, ku ka dal se 71.7 për qind të të anketuarve kanë qëndrim negativ sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Ndërsa,90 për qind e të anketuarve, Serbinë e kanë listuar si shteti më armiqësor ndaj Kosovës, kurse Shqipërinë si shteti me aleat ndaj Kosovës.

Donika Emini, hulumtuese nga QKSS, tha se në lidhje me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë ka pasur mungesë të transparencës. Ndërsa, tregoi se në raport me Malin e Zi ka pasur hezitim të anketuarve për shkak të demarkacionit.

“Ndaj Maqedonisë ka pasur hezitim për shkak të Kumanovës, për Malin e Zi për shkak të demarkacionit. ShBA dhe Gjermania shihen si shtet më aleate për qytetarët e Kosovës. Risi është se Turqia është futur si aleatë për Kosovën. Franca dhe Itali janë shtete pozitive por jo aleatë”, tha ajo.

Drejtori ekzekutiv i Grupit për Studime Politike dhe Juridike, Fisnik Korenica, ka komentuar të gjeturat në lidhje me dialogun e Kosovës me Serbinë dhe në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe. Ai tha se dialogu po kundërshtohet për shkak se po menaxhohet pa konsensus.

“Dialogu askush nuk pret të jetë popullor po të jetë menaxhuar ndryshe nuk do të kishe kundërshtim kaq të madh. Kundërshtimi ndaj dialogut po rritet sepse dialogu po menaxhohet pa konsensus. Kundërshtimi ndaj asociacionit, krahasuar me vitin 2014 është më i madh dhe një perceptim i tillë kërkon qasje serioze. Reflektimi i qytetarëve në lidhje me atë se dialogu a i ka përmirësuar marrëdhëniet e tyre. Ka nivel të lartë që thonë se dialogu nuk i ka përmirësuar marrëdhëniet”, tha ai.

Ky barometër ka përfshirë të anketuar në tërë territorin e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.