Radioja Kombëtare Bullgare mbledh në Pravec mediat nga Ballkani Perëndimor
Me iniciativën e Radios Kombëtare Bullgare në qytetin Pravec (afër Sofjes) zhvillohet takimi i mediave publike të shteteve të Evropës Juglindore. Ngjarja realizohet me ndihmën e Bashkimit Evropian të Radio – Televizioneve (EBU). Në të janë ftuar përfaqësuesit e 11 mediave kombëtare nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Greqia, Kosova, Maqedonia, Rumania, Sllovenia, Serbia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi.
Sfidat kryesore sipas drejtorit të përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev janë zgjerimi i auditortit të radios dhe televizionit, modernizimi i të gjitha platformave – jo vetëm në eter, por edhe në internet, prania në rrjetet sociale.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.