☁️
Tiranë 17°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.85 ▼7.3%
ARI 4,865 ▲2.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,111 ▲ +1.31% ETH $2,315 ▲ +2.8% XRP $1.3569 ▲ +0.73% SOL $83.6000 ▼ -0.39%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.85 ▼7.3 % ARI 4,865 ▲2.04 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.85 ▼7.3 % ARI 4,865 ▲2.04 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kronika

RAI flet shqip

Deputetje Dalila Nesci, e Lëvizjes Pesë Yjet e drejtuar nga Peppe Grillo, anëtare e Komitetit të  Mbikëqyrjes së “RAI”-t, ka bërë një propozim mbi futjen e emisioneve radiofonike dhe televizive në gjuhën shqipe. Sipas saj kjo është një e drejtë e rreth 500 mijë emigrantëve shqiptarë më banim në Itali dhe e arbëreshëve që vazhdojnë të ruajnë gjuhën e kulturën e tyre.

Aktualisht, qeveria po rishikon dekretin që çdo dhjetë vjet përpilohet në lidhje me financimet e kontratat e radiotelevizionit shtetëror.

Gjuha shqipe ka qenë e pranishme në programet radiofonike shtetërore që pas Luftës se Dytë Botërore deri në vitin 2011 me një emision ditor lajmesh të transmetuar në valë të shkurtra e më pas edhe në internet. Me mbylljen e sektorit të huaj, që transmetonte në 27 gjuhë, edhe shqipja u fshi nga kanalet e valët e Rai-t. Tani për tani ekzistojnë dy redaksi të vogla që transmetojnë nga Val D’Aosta në frëngjisht dhe në Bolzano në gjermanisht për pakicat gjuhësore.

Vështirë të parashikohet nëse propozimi i deputetes me origjinë kalabreze, me profesion gazetare, do të ketë rrjedhoja apo do të mbetet në letër si shumë të tjerë. Aq më shumë në një periudhë shkurtimesh të fondeve dhe programeve të radiotelevizionit shtetëror italian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.