Ekonomia

Raiffeisen Bank: 10-vjet në Shqipëri me 700 mijë klientë

raiffeisen-bankRaiffeisen Bank ne Shqiperi festoi 10-vjetorine saj ne nje event gala ne ambjentet e Pallatit te Brigadave me prezencen e klienteve, miqve dhe te ftuarve te tjere. Ne kete event gala ishin te pranishem, Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank International, Z.Karl Sevelda, Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank ne Shqiperi, ZChristian Canacaris, Zevendes Kryeministri i Shqiperise, Z.Niko Peleshi, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes, Z.Arben Ahmetaj, Zv.Ministri i Financave. Z.Erjon Luci si dhe personalitete te tjere te institucioneve publike e financiare ne vend, sipermarrjeve te ndryshme ne Shqiperi, etj.
Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank International, Z. Seveldav lerësoi në fjalën e tij përshëndetëse se në këto10 vite të aktivitetit te saj ne Shqiperi, Raiffeisen Bank ka pasur mundesine te kontribuoje ne zhvillimin e metejshem ekonomik te vendit. “Ne synojme t’u ofrojme klienteve tane ne Shqiperi te njejtat standarde sherbimi te nivelit te larte si ato ne vendet e tjera Evropiane. Momente te rendesishme te ketij zhvillimi ekonomik jane mbeshtetja qe FMN dha se fundmi si dhe marrja zyrtarisht e statutusit kandidat per ne BE. Ne jemi krenare qe jemi pjese e ketij transformimi, jovetem si nje banke por edhe si partner”, theksoi Sevelda.
Gjithashtu Z. Sevelda shprehu vleresimin dhe mirenjohjen per te gjithe klientet dhe partneret e biznesit per bashkepunimin dhe mbeshtetjen e tyre dhe siguroi edhe nje here qe Raiffeisen Bank do te vazhdoje bashkepunimin dhe kontributin e saj ne zhvillimin e metejshem te tregut bankar shqiptar.
Zv.Kryeministri i Shqiperise, Z.Niko Peleshi pershendeti te pranishmit ne emer te Qeverise Shqiptare dhe shprehu mirenjohjen e saj per te gjithe mbeshtetjen dhe kontributin qe Raffeisen Bank i ka dhene ekonomise shqiptare dhe zhvillimit te saj si dhe tregut bankar ne Shqiperi. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes, Z.Arben Ahmetaj ne fjalen e tij vleresoi rolin e rendesishem qe Raiffeisen Bank ka pasur ne zhvillimin ekonomik te vendit, ne nxitjen e investimeve te huaja si dhe ne mbeshtetjen e iniciativave te qeverise ne sektoret strategjike.
Ndersa Zevendes Minstri i Financave Z. Erjon Luci, i cili pershendeti te pranishmit ne emer te Ministrise se Financave nder te tjera tha: “Është një kënaqësi e veçantë për mua të uroj bankën Raiffeisen në këtë 10 vjetor. Ajo që e bën këtë përvjetor të veçantë është fakti që ky privatizim shënoi një pikë kthese për sektorin bankar shqiptar. Dhe ishte pikërisht ky privatizim strategjik që nxiti mobilizimin e një pjesë të madhe të kursimeve të qytetarëve shqiptar drejt sektorit privat duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit. Duke parë përpara, uroj që eksperienca pozitive e këtyre 10 viteve të vazhdojë edhe ne te ardhmen me rritjene games se produkteve dhe sherbimeve per konsumatoret shqiptare .”
Raiffeisen Bank, pjese e rrjtit Raiffeisen Bank International AG është banka më e madhe në vend me rrjetin më të madh të degëve, të bankomateve dhe të POS-eve (point of sales). Raiffeisen Bank International bleu Banken e Kursimeve në Shqipëri në 2004 dhe gjatë 10 viteve të kaluara e ka transformuar plotësisht Bankën e vjetër Shtetërore në një bankë me shërbime të plota që i shërben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë. Me dhënien e kredisë klientëve korporate dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me trajnimin intensiv të stafit dhe ofrimin e produkteve të reja bankare, Raiffeisen Bank e ka përforcuar pozicionin e saj udhëheqës në treg, duke e sjelle sherbimin bankar ne Shqiperi ne nje nivel qe krahasohet me standardet Evropiane te shekullit te XXI-te.Raiffeisen Bank i shërbent ashmë mbi 700,000 klientëve në Shqiperi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button