☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.38 ▼5.38%
ARI 4,558 ▲3.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,406 ▲ +0.28% ETH $2,184 ▲ +1.13% XRP $1.4191 ▼ -0.06% SOL $92.5200 ▲ +0.49%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.38 ▼5.38 % ARI 4,558 ▲3.54 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.38 ▼5.38 % ARI 4,558 ▲3.54 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rajoni dhe Shqipëria, punësimi çështja më kritike

Rreth tre vjet më parë, pasi adoptuan Strategjinë për Europën Juglindore 2020, vendet e rajonit kanë shënuar rezultate që janë të ndryshme dhe përpjekjet nga qeveritë, të prekshme. Kjo strategji është adoptuar edhe nga Shqipëria, së bashku me Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Kroacinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Por, a do të mjaftojnë ato për të bindur qytetarët pesimistë dhe skeptikë? Sanjin Arifagic, koordinator i “SEE 2020 Strategy” thotë se vendet pjesëmarrëse në këtë strategji kanë arritur të përmbushin objektivin e vendosur për bilancin tregtar me Bashkimin Europian. Për rajonin, BE-ja është partneri kryesor. Sipas të dhënave, deficiti tregtar nga 15.7% e PBB-së në 2010-n ka arritur në 10.8%.

Progres është bërë edhe për tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte dhe trajnimin e forcave të punës.

Sipas Arifagic, progres i moderuar është bërë në rritjen e produktivitetit, përmirësimin e qeverisjes. Rreth 37% në rritje është progresi i bërë në këto dy targete për të arritur objektivin e vendosur për vitin 2020.

Koordinatori i këtij programi thotë se vendet e rajonit, ku përfshihet edhe Shqipëria, kanë bërë progres minimal për të arritur objektivat kryesorë, si zgjerimi drejt tregjeve të BE-së dhe punësimi.

Analistët vlerësojnë se perspektiva e rritjes ekonomike me 2.9% për rajonin deri në 2020 vlerësohet si një normë e shëndetshme, por rritja e PBB-së mesatare për frymë me rreth 44% mbetet ende e paqartë.

Nga ana tjetër, edhe pse kërkesa e jashtme për mallra po rigjallërohet, vendet e rajonit do të duhet të shënojnë rritje mesatare prej rreth 11.5% për të arritur objektivin e 209.5 miliardë euro. Kjo do të jetë e vështirë realiste sipas skenarëve të rritjes ekzistuese.

Vendet e rajonit kanë bërë shumë pak progres sa i përket arritjes së objektivave për rritjen e punësimit.

Edhe pse trendi negativ i rënies së punësimit është ndalur përgjatë dy viteve të fundit, vendet e reja të punës të hapura nuk kanë arritur dot të mbulojnë deficitin e krijuar në periudhën 2010 – 2013. Për të arritur objektivin 44.4% për vitin 2020 për grupmoshën mbi 15 vjeç ekonomitë e rajonit do të duhet arrijnë shifrën 150-170 mijë vende pune në vit gjatë pesë viteve të ardhshme. Në bazë të skenarëve aktualë të rritjes dhe mungesës së investimeve të mëdha, kjo duket e pamundur./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.