Amerika

Babai i reporteres së vrarë, thirrje Obamës për kontrollin e armëve

Babai i reporteres 24-vjeçare, Alison Parker, të vrare nga ish-kolegu i saj, Vester Flanagan, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, i kërkoi Presidentit Barack Obama të shtojë përpjekjet për ligje më të rrepta mbi armëmbajtjen në vend.

“Ju duhet ta bëni këtë, – ishte apeli i Andy Parker. – Unë do të jap ndihmën time dhe, ta dini se, edhe media është me Ju në këtë çështje, sepse sapo humbi një prej njerëzve të saj”.

Flanagan qëlloi mbi Parkerin dhe kameramanin 27-vjeçar, Adam Ward, në kohën që po intervistonin një biznesmene vendase.

Më pas, 41-vjeçari i ndjekur nga policia vrau veten. Përpara ngjarjes, ai kishte shkruar një manifest prej 23 faqesh, ku e përshkruante veten si një “fuçi njerëzore baruti”, gati për të shpërthyer, e ku thoshte se ishte ndierë i diskriminuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button