Politika

Rama: Berisha “non-grata” nga Britania, mbron Britaninë nga unë

Kryeministri Edi Rama në takimin me qytetarët e Lushnjës foli edhe për opozitën.

Rama u shpreh se Sali Berisha, megjithëse është “non-grata” nga Britania e Madhe, mbron Britaninë nga ai.

“Ai tjetri është tjetër lloj palaçoje, pra një “non-grata” që britanikët e kanë nxjerrë totalisht “non-grata” që mbron Britaninë nga unë, ai tjetër ai, ai “non-grata”, ai i matrikulluar në lule të ballit “non-grata” edhe mbron Britaninë nga Edvini”, u shpreh Rama.

“Problemi është që këtu ne jemi në një situatë të vështirë për shkak të një lufte që nuk është hapur sigurisht për ne, është hapur për të gjunjëzuar gjithë perëndimin”, tha Rama.

“Kriza e çmimit të energjisë ka filluar përpara luftës dhe ka filluar si paralajmëruese e luftës me një skenar shumë të qartë të Putinit, duke qenë se Rusia është furnizuesi kryesor me gaz i Europës. Cila është ideja? Ideja është që tua u ndez zjarrin nën rrogoz, duke u futur në të gjithë shtëpitë e dynjasë dhe duke u futur në tërë bizneset e dynjasë dhe si futen në shtëpi? Futen në shtëpi me faturën e energjisë, futen në shtëpi me inflacionin e luftës”, theksoi Rama.

“Tani përveç kësaj, këtu në Shqipëri kanë dhe veglat e tyre. Tani që PD, partia e non ngratës se nuk dimë tanimë se kush është PD, por ju e kuptoni se për kë e kam llafin të paktën. PD është vegël e deklaruar, siç është ai “non-grata” i matrikulluar dy herë këtu, dy veshë, këtu nga matrikullimi nga Amerika, këtu nga Britania matrikullimin, me dy veshët të matrikulluar vazhdon flet për dinjitet”, u shpreh Rama.

“Flet për dinjitet duke i mbledhur njerëzit mbrapa, duke bërë sikur është me Amerikën, por jo me këtë Amerikën që dimë ne, por me një Amerikë tjetër që e di ai, ndërkohë që ajo parti ka 500 mijë dollarë, gjysmë milioni të paguar për të rrëzuar qeverinë e Partisë Socialiste. Kur doli atëherë dhe e thoshim ne, thoshin e bën Edvini me Sorosin. Kur vajti ambasadori amerikan ia vuri në tavolinë “non-gratës”, i tha ja ku i ke financimet ruse. I mohoi kategorikisht, doli dhe në televizor, ia refuzova – tha, ato janë intriga të Sorosit. Mirëpo tani na doli në raportin e CIA-s, raporti i shërbimit sekret amerikan, që nuk është SHIK-u. Si bëhet tani, për çfarë arsye rusët duhet të financojnë një parti politike, për ta bërë Shqipërinë më demokratike? Për të forcuar të drejtat e njeriut këtu? Për çfarë? Për këtë që po shikoni dhe për atë që ka ndodhur përpara. Se tani lidhen gjërat, natyrisht në qoftë se je i verbër ose në qoftë se urrejtja, mllefi, inati ndaj qeverisë dhe ndaj partisë në qeveri të çon në pikën që të bësh komplet budallain dhe të shkosh pas berihait s’ke si e kupton”, theksoi Rama.

Rama shtoi se “në qoftë se je i kthjellët, sado inat ta kesh këtë qeveri mos e voto kurrë, por si mund të shkosh mbrapa një “non-grata”, partia e drejtuar prej të cilit dhe qeveria e drejtuar prej te cilit ka bashkuar votat me delegacionin e Putinit në KE dhe për çfarë? Për të ngritur akuzën monstruoze që UÇK-ja, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një bandë kriminelësh që shkulin organe njerëzish dhe trafikojnë organe njerëzish dhe nga Shqipëria. Si mund ta bëjë këtë një qeveri shqiptare”.

“E bën ai soji që iu thashë, ai soji i ulët që e ka ndjekur si mallkim mbrapa Shqipërinë, herë duke qenë në qeveri herë duke mos lënë qeveri të rrinë në këmbë që nga 1912, është i njëjti soji, ndryshoi emri, nuk quhet Haxhi, quhet Ilir, nuk quhet Qamil, mos ia përmendim emrin fare këtij tjetrit se aman të keqen”, përfundoi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button