Politika

Rama: Gati për të sjellë Factory Berlin në Tiranë, rrjeti më i madh evropian i Startup-eve

Gjatë vizitës së tij në Gjermani kryeministri Edi Rama vizitoi edhe ambientet e Factory Berlin.

“Gati për të sjellë Factory Berlin në Tiranë, rrjetin më të madh europian të Startup-eve, inovacionit, edukimit digjital, artit, muzikës tekno, me një pjesëmarrje prej mijëra anëtarësh që ndërveprojnë me biznese dhe talente nga e gjithë bota, nga Google e Uber tek qendrat kërkimore të Siemens, Audi e Deutsche Bank dhe SoundCloud e të tjera me radhë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama pa nga afër ambientet e FACTORY BERLIN, ku përfaqësuesi u shpreh se zakonisht këtu ndodhen rreth 900 deri 1000 mijë persona, të cilët punojnë deri në orët e vona.

“Ne jemi ata që ndërtojmë urën midis bashkë-organizimit tonë dhe sistemit të start-upeve këtu në Berlin. në fakt ka avantazhe sepse ne përpiqemi t’i bëjmë bashkë këto avantazhe”, theksoi përfaqësuesi i Factory Berlin.

“Ne krijojmë ndërtesa dhe aty mund të jetosh ose të punosh. Kështu që është njësoj si këtu, hapësirë ku punohet së bashku, por është edhe një hapësirë ku jetohet së bashku. Ndaj të gjithë kanë akses në më pak një hapësirë për të jetuar e për të punuar, por ka hapësira të përbashkëta ku mund të takohesh. Është më efikase, është një mënyrë më e qëndrueshme e të jetuarit dhe është më ndërlidhëse. Jeton si komunitet dhe funksionon mirë”, u shpreh një tjetër përfaqësuese.

“Kompanitë themeluese si Bosch, Porsche, Trivago etj., janë partnerët themelues të Factory Berlin dhe ata japin projekte për Universitetit dhe studentët përpiqen të gjejnë zgjidhje duke bërë produkte softuerike”, tha një përfaqësuesi i Factory Berlin, i cili i prezantoi kryeministrit ambientet e kompanisë.

Përfaqësuesit e Factory Berlin i dhuruan kryeministrit Rama edhe një pikturë të artistit Denis Cook, në të cilën tregohet lidhja midis Berlinit dhe Shqipërisë.

“Kjo është Factory Berlin dhe ne jemi këtu të ftuar nga miqtë tanë që janë themeluesit dhe drejtuesit e këtij realiteti të jashtëzakonshëm idesh të reja, eksperimentesh, shkollimi për të thithur të rinj në botën e re të teknologjisë dhe për të krijuar kushtet që ata të mund të vazhdojnë jetën bazuar në produktet e tyre inovative. Dhe jemi këtu sepse ndërkohë pop punojmë që të kemi një Factory Berlin Albania dhe këta janë miqtë që do të na e bëjnë këtë të mundur”, tha Rama.

“Jemi shumë të kënaqur që i urojmë mirëseardhjen kryeministrit, artistit dhe ish-basketbollistit, këtu në Factory Berlin. Ajo që përmenda është që këtu në Factory nuk besojmë vetëm në start-upet , inovacionet, por ka lidhje me artin dhe sportin, dhe kjo është një arsyer më shumë se pse erdhëm në Shqipëri për të mësuar për vendin tuaj të jashtëzakonshëm, dhe se çfarë ka aty dhe mezi presim të bëjmë diçka me ju në Shqipëri”, tha përfaqësuesi i Factory Berlin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button