Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.31 ▲3.07%
ARI 4,739 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $70,840 ▼ -1.22% ETH $2,184 ▼ -2.33% XRP $1.3400 ▼ -1.95% SOL $82.1900 ▼ -2.91%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.31 ▲3.07 % ARI 4,739 ▼0.81 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.31 ▲3.07 % ARI 4,739 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
09 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama: Gjithçka preket por jo qeveria, mandat besimi i popullit

Nga Berati ku po zhvillon një takim me operatorët turistikë, kryeministri Rama komentoi edhe protestën e opozitës së bashkuar e cila është mbledhur para godinës së kryeministrisë në Tiranë. Rama u shpreh i vendosur se gjithçka mund të preket por jo qeveria, duke e konsideruar atë një mandat të popullit. Lidhur me stiuatën politike kreu i qeverisë tha se edhe kjo krizë do të kalojë edhe pse do të ketë kostot e saj në ekonomi e turizëm. Sa i takon protestuesve, Rama i konsideroi ata si rrogëtarë të ndërmarrjes parti që i thërret në një rrëmujë politike.

“Gjithcka tjetër preket, qeveria nuk preket se nuk është një mur që i bie dhe e shemb është një mandat besimi i shumicës së popullit, dhe ndryshon kur i vjen radha popullit nëse duhet të ndryshojë. Ndërsa preket ekonomia e kujtdo dhe ata që shkojnë në protesta të organizuara për tu meterializuar në dhunë një pjesë janë rrogtarë që marrin një rrogë si pjesë e administratave politike, janë punëtorë të ndërmarrjes parti që i thërret në një rrëmujë politike dhe mbase për ta llogaria është më e thjeshtë, marrim rrogën e bëjmë këtë punë.

Por për këdo tjetër që jeton me punë është të shkojë për t’i rënë këmbëve të veta, të pengojë veten të shkojë me tutje. Ky vend të turizmi ka motorin më të fuqishëm të zhvillimit, rritet me 20 mijë vetë në punë gjatë sezonit. Rënia e turistëve për shkak të frikës nga imazhet mizerabël do të thotë rënie e parasë që hyn në vend. Turistët nuk janë statistika por xhepa që vijnë për t’u zbrasu këtu, dhe kjo është rënie ekonomike e njerëzve kët.

Në këtë aspekt ky është dëm që i bëhet vendit, këto lloj bllokimesh dhe shfaqjes papjuekurie në raport me detyrimet nuk na e bëjnë më të lehtë raportin me ndërkombëtarët për BE, për të thënë që s’keni as minimumin e maturisë, s’keni mësuar akoma që mandati i popullit nuk digjet. Vendet kanë kaluar çudira po këtë gjë nuk e kanë bërë. Dhe kushdo që na sheh thotë ‘shkoni bëni stazhin e demokracisë me pas ejani në shtëpinë tonë’. Por do kalojë unë kam besim se do kalojë, nuk do kalojë pa dëm sa i përket ekonomisë, por do kalojë.”- u shpreh Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.