☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.68 ▲3.72%
ARI 4,426 ▼2.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,070 ▼ -1.76% ETH $2,120 ▼ -2.76% XRP $1.3821 ▼ -2.59% SOL $88.9300 ▼ -3.88%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.68 ▲3.72 % ARI 4,426 ▼2.77 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.68 ▲3.72 % ARI 4,426 ▼2.77 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Grabitja e votave , e keqja me e madhe

Kryetari i PS, Edi Rama ka akuzuar ashpër kryeministrin Sali Berisha, se dje në Parlament ka mëpërkëmbur interesat e qytetarëve shqiptarë.

Në një konferencë për shtyp nga selia e partisë së tij, Rama është shprehur se Berisha synon vetëm pasurimin e tij personal dhe shkatërrimin “barbar” të sektorëve jetikë vendit. 

“Berisha tregoi se nuk ka planifikuar asgjë në buxhet për banorët e përmbytur. Në prag Krishtlindjesh ai tregoi se nuk ka ndërmend t’i ndalë përmbytjet, duke mos investuar në diga dhe infrastrukturë. Kur Saliu përtypte dje brockullat e tij, unë ndjeva brengosjen e pedagogëve për shkak të shkatërrimit barbar të sektorit arsimor. Pasi edhe në prag Krishtlindjesh, Berisha i lë njerëzit më të varfër se një vit më parë”, ka deklaruar Rama. 

Sipas tij, kryeministri ka lënë në harresë edhe sektorin e shëndetësisë, i cili përballet cdo ditë me probleme të rënda për shkak të kushteve të mjerueshme. 

“Saliu foli edhe për mjekët dhe infermierët, duke sharë njerëz kurajozë që mundësuan lindjen e fëmijës në mes të përmbytjeve në Lezhë. Ndërkohë që skenat mesjetare të heroizmit të mjekëve dhe infermierëve janë të përditshme në realitetet e Shqipërisë”, ka pohuar Rama. 

Ai ka prekur edhe cështjen e veteranëve dhe të të përndjekurve, duke theksuar se një komunist si Berisha nuk mund t’i zgjidhë problemet e tyre. 

“Saliu nuk tha asgjë të mirë dje për veteranët dhe të përndjekurit. Ata e neverisin figurën e tij, që kur ai u hodh nga vrka e komunizmit. Në prag të Krishtlindjeve 2010, 20 vjet pas rrëzimit të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës dhe Berishës, Shqipëria meritonte të ishte më mirë se sa kjo që ka bërë mjeku i bllokut”, është shprehur Rama. 

“Në cilin vend të Evropës do të mund të përfytyrohej një Parlament si ai i mbrëmshmi, ku kryeministri merr oborin e tij duke u zgërdhirë pa asnjë ndjenjë turpi, pa thënë asgjë të mirë e të dobishme për vendin e vet dhe njerëzit, që po i mbyt me ujërat e zeza”, ka theksuar ai. 

Lideri i opozitës ka shtuar më tej se e gjithë kjo situatë e rëndë ka ardhur si pasojë e vjedhjes së votave nga partia në pushtet, që pasoi me refuzimin e statusit të vendit kandidat nga Evropa. 

“Dje do të diskutohej refuzimi i statusit të kandidatit. Por cdo njeri me një fije arsyeje e pa dhe e dëgjoi arsyen e madhe të mbetjes sonë pas dyerve të Evropës, duke dëgjuar Saliun, që pasi la Shqipërinë jashtë, kërkon të hedhë baltë ndaj opozitës. Dje u provua jo vetëm që ai i ka vjedhur zgjedhjet dhe se kërkon të vjedhë të ardhshmet, por u kuptua se vjedhja e zgjedhjeve është rrënja e të gjitha të këqijave”, ka shtuar Rama. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.