Duke iu referuar shkrimit të publikuar në Balkanweb mbi këtë deklaratë, Rama u shpreh se këto janë gënjeshtra të trasha që verbojnë e nxisin urrejtjen.
Kryeministri u shpreh se kryetarja e bashkisë së Durrësit dhe gjithë punonjësit kanë qenë në krye të detyrës, pranë njerëzve.
“Mjerë kush hyn në këto kanale, lexon e kujton se informohet, po veç helmohet me gënjeshtra të trasha, jashtënxjerrje e neveritshme e helmit që verbon e nxit urrejtjen… Kryetarja e bashkisë së Durrësit në krye të detyrës, pranë njerëzve me tërë punonjësit, ndërsa këta të paudhë”, tha Rama.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.