☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 86.82 ▼5.99%
ARI 4,577 ▲3.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,739 ▼ -0.08% ETH $2,160 ▲ +0.63% XRP $1.4180 ▼ -0.21% SOL $91.0700 ▲ +0.1%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 86.82 ▼5.99 % ARI 4,577 ▲3.98 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 86.82 ▼5.99 % ARI 4,577 ▲3.98 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Masivizim edukimit fizik në shkolla, do ngrihet federata speciale për sportin

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot ngritjen e një federate speciale të sportit shkollor. Gjatë një aktiviteti të organizuar në Kryeministri, kreu i Qeverisë është ndalur tek bashkëpunimi me FSHSSH, me synim masivizimin e edukimit fizik në shkolla.

Duke u ndaluar tek situata e deritanishme në fushën e aktiviteteve sportive, Rama tha se “për 20 vite sporti mbijetoi falë përpjekjeve individuale”.

“Kemi qenë dëshmitarë të mënyrë sesi u asgjësua baza e sportit në shkolla. Për më shumë se 20 vite sporti mbijetoi falë përpjekjeve individuale. Ne tani i japim sportit shkollor një shtëpi. Kremtojmë lindjen e një federate speciale, atë të sportit shkollor.

Nëse futbolli mund të konsiderohet si rast specifik, sportet e tjera mbeten në mëshirë të fatit. Regres e kaos u krijua në raportin mes shtetit e federatave sportive, por Qeveria pagoi të gjithë detyrimet e prapambetura të sportistëve elitarë”, tha kryeministri Rama.

Duke u ndalur tek kjo nismë e re, kreu i Qeverisë theksoi se po përgatitet një ligj i ri për sportin, si dhe disa programe edukimi fizik për të gjitha nivelet e studimit.

“Lëvizja sportive në shkollë është një bazë për kulturën shoqërore dhe shëndetin publik. Ne kemi vendosur një qasje të ndryshme nga e shkuara në raport me sportin në shkollë. Hartuam statusin për sportistin elitar. Jemi gati për të kaluar një ligj të ri për sportin. Në 8 vjet u investuan 80 mijë euro për infrastrukturën sportive. Ne në vetëm dy vjet investuam 25 mln euro. Në total, duke përfshirë partneritetin publik-privat u investuan në sport 50 mln euro.

Të gjitha federatat do kenë selinë si çdo simotër në BE. Ndërkaq, po ndërtohet një pallat i ri i sportit. Do të ndërtohet pishina olimpike e mbyllur. Këto nuk janë luks, por bazë jetike për një vend, për sportin. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë stadiume dhe pallate sporti. Do të rindërtojmë “Asllan Rusin”. Parashikohet program edukimi fizik për herë të parë që nga kopshtet. Parashikohet një paketë speciale e edukimit fizik për nxënësit me aftësi të kufizuara”, u shpreh kryeministri Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.