☁️
Tiranë 10°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,705 ▲1.79%
DOW 53,480 ▲3.27%
NASDAQ 25,809 ▲1.72%
NAFTA 88.63 ▼7.76%
ARI 4,072 ▲3.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,246 ▲ +3.14% ETH $2,421 ▲ +5.87% XRP $1.3056 ▲ +2.24% SOL $95.0100 ▲ +1.75%
S&P 500 7,705 ▲1.79 % DOW 53,480 ▲3.27 % NASDAQ 25,809 ▲1.72 % NAFTA 88.63 ▼7.76 % ARI 4,072 ▲3.34 % S&P 500 7,705 ▲1.79 % DOW 53,480 ▲3.27 % NASDAQ 25,809 ▲1.72 % NAFTA 88.63 ▼7.76 % ARI 4,072 ▲3.34 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, projekt i qeverisë sllovene, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Evropiane.

Forumi zhvillohet çdo vit në fund të verës, si një platformë gjithëpërfshirëse me një pjesëmarrje të larmishme personalitetesh nga fusha e politikës, diplomacisë, ekonomisë, sektorit privat e publik dhe akademikë, të cilët mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat kryesore në shekullin e 21-të.

Qëllimi i Forumit është të inkurajojë aktorët pjesëmarrës për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime dhe për të gjetur zgjidhje novatore për sfidat rajonale dhe globale.

Kryeministri Rama do të jetë pjesë e Panelit të liderëve, i cili këtë vit ka si temë diskutimi “Rregulli i pushtetit apo pushteti i sundimit. E ardhmja e BE dhe sistemi shumë palësh i marrëdhënieve ndërkombëtare” – ku liderë europianë, si presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, etj., do të diskutojnë lidhur me temën, nën moderimin e Ali Aslan, gazetar dhe prezantues programesh televizive në Gjermani.

Forumit do t’i adresohet online edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.