Rama në Bradashesh: Certifikatat e pronësisë mbi tokën, falas
Kryeministri Edi Rama është takuar me fermerët e Bradasheshit në Elbasan për të ndarë certifikatat e pronësisë mbi tokën.
Kryeministri u shpreh nga Elbasani se procesi i dhënies së certifikatave të pronësisë mbi tokën do të jetë i gjithë falas.
Rama theksoi edhe një herë se do të ketë kreditim për të gjithë fermerët që duan të investojnë. “Jemi të vendosur që t’u bëhemi mbështetje njerëzve në fshat”, tha Kryeministri.
Gjitashtu, Rama foli edhe për procesin e legalizimeve në Elbasan, ku tha se po ecën me ritme të pëlqyeshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.