Politika

Rama: Në këmbim të votës po jepet teza e maturës

Kryeministri Edi Rama ishte në Poliçan, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral. Në fjalën e mbajtur Rama tha se falë qeverisjes së tij, sot shumë gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri.

Sipas tij, PS është e vetmja forcë që mund të bëjë shtet dhe të ofrojë mirëqenie.  “Na ndihmoni me një votë masive që ne të bëjmë shumë fish punën që kemi bërë. Unë ju lutem deri në 25 qershor bëni çmos që të mbledhim sa më forca, të bëjmë bashkë sa më shumë mendje për një votë për ta çuar Shqipërinë një orë e më parë në BE dhe për ta ngulur një orë e më parë flamurin e Skënderbeut në oborrin e BE-së”, tha Rama.

Gjithashtu ai sulmoi edhe njëherë PD për mospërfshirje të grave në lista, duke u bërë thirrje grave dhe vajzave që ta dënojnë Partinë Demokratike për këtë.

“Gratë dhe vajzat duhet të jenë njësoj të respektuara si burrat”, u shpreh Rama.

Rama i ka bërë apel maturantëve të mos mashtrohen se dikush po u jep tezat në këmbim të votës. Duke reaguar lidhur me një lajm se ka nisur shpërndarja e tezave të maturës në këmbim të votës së 25 qershorit, ai tha se kushdo që e ofron tezën në këmbim të votës, po mashtron sepse tezat janë të sekretuara dhe nuk i ka askush.

“Sot në mëngjes lexova me trishtim një lajm që maturantëve ka filluar t’u ofrohet kopja e tezave të provimit të maturës shtetërore në këmbim të parave dhe kartave të identitetit për familjarët e tyre. Dua tu them të gjithë maturantëve e prindërve që kushdo që ju ofron këtë është në mashtrim, sepse tezat e maturës shtetërore janë të supersekretuara dhe askush nuk mund ti ketë dhe jo më ti nxjerrë në pazarin e votave, – vijoi Rama. – Së dyti dua ti them të gjitha atyre që gjenden përpara kësaj oferte mashtruese që jo vetëm ta refuzojnë por dhe të kuptojnë se mjafton një ofertë e tillë që shkel dinjitetin e prindërve të tuaj për të refuzuar ofertuesin e për tu bashkuar edhe më shumë me PS”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button