🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 100.00 ▲1.31%
ARI 5,007 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,529 ▲ +2.07% ETH $2,174 ▲ +3.74% XRP $1.4432 ▲ +2.78% SOL $91.9600 ▲ +4.58%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.00 ▲1.31 % ARI 5,007 ▼1.08 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.00 ▲1.31 % ARI 5,007 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama në Panairin e Punës: Veliaj do rikthejë punësimin në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka përdorur praninë e tij në Panairin e Punës për të promovuar kandidatin e aleancës së majtë në zgjedhjet lokale, Erjon Veliaj.

“Kandidati ynë për kryebashkiak është punëtori më i mirë i qytetit. Me Veliajn kryetar bashkie, Tirana do të bëhet lokomotiva e punësimit real”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, nën drejtimin e Veliajt, qasja e qeverisë ndaj punësimit dhe mirëqënies sociale ndryshoi në mënyrë radikale.

“Kjo qasje u fut në drejtimin e duhur dhe tani ne jemi në gjendje të shkojmë përtej kësaj. Në këtë panair janë 800 persona që kanë siguruar një vend dhe do të fillojnë punë. Ndërkohë që kompanitë pjesëmarrëse në këtë panair kanë në dispozicion 5.800 vende pune”, ka thënë Rama.

Duke iu përgjigjur kritikave të bëra në adresë të qeverisë, kryeministri ka nënvizuar se papunësia, sidomos ajo e të rinjve, është një problem në të gjithë rajonin, por Shqipëria, sipas tij, “po merr kthesën”.

“Vendi po merr drejtimin e duhur, edhe pse ka ende shumë e shumë punë për të bërë. Gjithashtu, duhet të kemi parasysh se rezultatet e reformave nuk vijnë menjëherë, por vijnë gradualisht”, ka thënë Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.