Politika

Rama në Prishtinë: Shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë ndërkombëtarisht të respektuar sa sot

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Forumin e Lëvizjes “FOL” në Prishtinë se, “shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë ndërkombëtarisht të respektuar sa ç’janë sot”.

Rama32“Ky është fakt historikisht domethënës. Është një nga ato fakte që mbeten të ndezuar në rrugën e historsië edhe kur kanë kaluar 500 vjet. Por kur jemi bashkëohës të një fakti të tillë ka rrezik ta humbim vlerën e faktit në fjalë”, tha Rama.

Kryeministri Rama kërkoi gjithashtu rritje të përgjegjësisë në të ardhmen përfshirë organizimin  shoqëror në dy shtete të ndryshme të shqiptarëve. Rama theksoi se nevojitet një rrugë e re ndërveprimi qeveri -shoqëri. Kryeministri u shpreh se duhet të zgjerohet hapësira e ndërveprimit mes politikës me shkollat dhe Universitetet.

“Është momenti për ta ngritur në një shkallë të re përgjegjësinë tonë ndaj ardhmërisë. Kemi parë dhe shohim thuajse përditë se në ç’masë të ekzagjeruar virtytet përdoren për veprime të pavirtyshme sidomos në politikë”, tha Rama.

Kryeministri Rama gjithashtu theksoi se, përfaqësimi politik në Luginën e Preshevës është shumë i rëndësishëm. Kryeministri Rama ka njoftuar gjithashtu se, “Beogradi do të ndërtojë një Universitet në Bujanvc”

Kryeministri Rama gjithashtu u shpreh se, do të ketë një tjetër mbledhje të përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për të parë se deri ku është ecur me projektet e përcaktuara që në takimin e parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button