Rama në samitin për refugjatët, bashkë me Merkel, Vuçiç dhe Tsipras
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vienë, me ftesë të Kancelarit austriak Christian Kern, për te marre pjese ne punimet e Samitit “Migrimi përgjatë rrugës ballkanike”.
Zyra për shtyp e Kryeministrisë njofton se në këtë samit do të jenë të ftuar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe kryeministrat e vendeve të rajoni, përfshirë këtu atë grek dhe serb.
Pjesëmarrësit sipas rendit alfabetik (anglisht)
-Shqipëria – Z. Edi Rama, Kryeministër
-Austria – Z. Christian Kern, Kancelar federal
-Bullgaria – Z. Boiko Borissov, Kryeministër
-Kroacia – Z. Tihomir Oreskovic, Kryeministër
-Gjermania – Znj. Angela Merkel, Kancelare federale
-Greqia – Z. Alexis Tsipras, Kryeministër
-Hungaria – Z. Victor Orban, Kryeministër
-Maqedonia – Z. Emil Dimitriev, Kryeministër ad interim
-Rumania – Z. Dacian Ciolos, Kryeministër
-Serbia – Z. Aleskandar Vucic, Kryeministër
-Sllovenia – Z. Miro Cerar, Kryeministër.
Në takim marrin pjesë gjithashtu dhe presidenti i Këshillit Europian , z.Donald Tusk si dhe presidenti i Komisionit Europian, z.Jean Claude Juncker.